Sëmundjet që kuptohen nga dhimbjet e barkut

barkuShkencëtarët kanë zbuluar se rrugët nervore mes zorrëve dhe trurit që shkaktojnë dhimbjet e barkut mund të jenë të lidhur me sëmundje të tilla si Parkinsoni dhe skleroza e shumëfishtë, si dhe disa probleme të shëndetit mendor. Dr. Anton Emmanuel, konsulent neuro-gastroenterologist në Universitetin College në Londër dhe në Spitalin Kombëtar të Neurologjisë, shpjegoi: “Zorrët dhe truri ndajnë të njëjtën kimi nervore dhe kanë një dialog. Kjo është arsyeja pse kur ju ndjeni stresin dhe emocione të tjera të forta, të tilla si frika, ajo çon në simptoma gastrointestinale, si për shembull të shkuarit me nxitim në WC”, – tha ai. Një studim i ri sugjeron se sëmundja e trurit mund të shkaktohet nga një zorrë e sëmurë për shkak se këto sinjale udhëtojnë në drejtim të kundërt. Studimi gjeti se ata që vuanin sëmundjen e Parkinsonit kishin një prevalencë më të lartë të një gjendje tjetër që quhet rritje e jashtëzakonshme bakteriale të zorrëve të vogla ose Sibo. Në Sibo, bakteret zakonisht të padëmshme shtohen në numër të madh në zorrë të vogël. Simptomat përfshijnë gazra të tepërta, fryrje të barkut, diarre dhe dhimbje barku, shkruan “Idea”. Askush nuk është i sigurt se sa shumë njerëz e kanë atë, pasi ajo shpesh nuk diagnostikohet ose është ngatërruar me sindromën e nervozizmit të zorrëve, por vlerësimet janë deri në 300.000 të prekur në Britani.

 

Domatja mbron lëkurën

Koncentrati i domates përmban një substancë të aftë të mbrojë lëkurën nga plakja në sasi dhjetë herë më shumë se domatja e freskët. Domatja, në fakt, është një perime e pasur me substancën e likopenit ndoshta më e pasura, e cila çliron një funksion shumë të vlefshëm: bllokon aksionin e radikaleve të lira, domethënë të substancave që trupi ynë i prodhon si mbetje. Këto radikale provokojnë plakjen e lëkurës, të cilat dëmtojnë qelizat. Pastaj radikalet e lira mund të favorizojnë zmadhimin e tipave të ndryshëm të kancerit si atij të gjoksit, në vezoret e grave dhe në prostatë tek burrat. Domatja kështu është shumë e çmuar për bukurinë e lëkurës dhe është një armë efikase në parandalimin e kancerit dhe akoma më shumë koncentrati i saj, na thonë studiuesit. Domatja, sipas një kërkimi italian, është e vlefshme edhe sepse përmban sasi kripërash minerale të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë, p.sh kaliumi – i cili lufton ruajtjen e nivelit hidrik dhe presionin e lartë, me kalciumin – i rëndësishëm për të pasur dhëmbë dhe kocka të forta, hekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C – të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës dhe në parandalimin e tumoreve. Dhe, së fundmi, është e pasur më fibra ushqyese, të cilat lehtësojnë funksionimin e zorrëve.

 

Konsumimi i frutave ul stresin

Stresi ndikon jo vetën në ekuilibrin psikologjik, por mund të ketë ndërlikime fizike tek individët. Prandaj, konsumi i frutave ul emocionet dhe të qetëson. Sipas doktor Masud Kimigarit, frutat përmbajnë magnez dhe vitamina C, lëndë që të gjitha, ndikojnë në uljen e stresit tek njeriu. Ai shtoi se qershia dhe vishnja e thatë duke qenë se përmbajnë antioksidantë si vitamina C, parandalojnë problemet në tru që ndikojnë në uljen e mësimit dhe kujtesës. Ndërkaq, vitamina C që ndodhet tek frutat ul sasinë e hormoneve që shkaktojnë stresin në trup, prandaj rritte rezistenca ndaj emocioneve. Gjithsesi në situata stresi, qoftë emocionale apo fizike, për të mos pasur shqetësime, është e këshillueshme të merrni edhe shtesa vitaminash vitaminash.

Share it :