Sejamini: Pasuritë publike u ndahen klientëve të Ramës, kjo po ndodh dhe me Sazanin

Analisti Neritan Sejamini ka folur për lajmin e bujshëm që qarkulloi në mediat ndërkombëtare, se dhëndri i ish Presidentit Trump, do të investojë në Shqipëri dhe Serbi, konkretisht në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, gjë që është pranuar nga kryeministri Rama, i cili deklaroi se ka një propozim të tillë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha kemi të bëjmë me kapitalizëm klientelist, ku klientët e kryeministrit marrin prona publike për t’i zhvilluar.

“Historia është e thjeshtë, nisur edhe nga intervista e Grenell. Ai tha, erdha në Shqipëri, u mrekullova me çfarë pashë, ia mbusha mendjen Jared Kushner të vijë këtu, u takuam me Ramën dhe u mbyll. Kjo është pjesa që del indirekt nga çfarë thotë Grenell.

Kjo kompani ka aplikuar për të marrë statusin e investitorit stretegjik për Sazanin, jo Zvernecin. Agjencia e investimeve të huaja e jep këtë status. Nuk besoj se agjencia nuk do e miratojë. Pra tani po bëjnë letrat. Vendosin Rama dhe investitorët, pastaj bëhen letrat. Marrëveshjen private që ka bërë zoti Rama, shteti e autorizon. Kështu ka ndodhur me koncesionet, portin e Durrësit.

Kjo është mënyra se si Rama sjell investitorët strategjikë për bregdetin. Ky është kapizalizëm klientelist, ku klientëve u jepet çfarë duan pa garë. Një pasuri publike, që mund të privazitohet, po i jepet një klientit të zotiti Rama. Të gjitha gjërat e dhëna me qira në bregdet deri sot, janë privatizuar në shkelje të ligjit. Pra ta japin me pak dhe pastaj bëhesh pronar”, tha Sejamini.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :