Në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika kanë dëshmuar drejtoresha juridike e Bashkisë së Vlorës Anila Cukani dhe anëtari i KRRT, Ardian Musta. Anila Cukani në dëshminë e saj është shprehur: “Që prej 2010 jam anëtare e KRRT e juriste në Këshill. Asnjë leje nuk ka kaluar pa miratimin e Këshillit Teknik”. Më tej ajo shtoi se, “KRRT e Vlorës është shkrirë dhe nuk mblidhet më”. Ndërsa Ardian Musta tha se ka qënë anëtar i KRRT që prej vitit 2003, ndërsa tregoi për mënyrën si funksiononte KRRT.
Shpëtim Gjika akuzohet se ka firmosur dy leje ndërtimi për dy godina, njëra në lagjen “Pavarësia” dhe tjetra në bulevardin Vlorë-Skelë, pa i kaluar në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Bashkisë. Mësohet se seanca e radhës ndaj Gjikës do zhvillohet më datë 2 qershor, ku pritet rrëfimi i 4 dëshmitarëve të fundit.




