– Përgatituni për një pushtim robot. Kjo do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit mendojnë rreth teknologjisë…
Robotët u shfaqën në botë si një mjet letrar nëpërmjet të cilit shkrimtarët dhe prodhuesit e filmave në fillim të shekullit të 20-të mund të eksploronin shpresat dhe frikat e tyre në lidhje me teknologjinë, teksa epoka e automobilave, telefonit dhe aeroplanit u ‘rigjallërua’ me shpejtësi marramendëse, shkuan The Economist.
Nga ‘Metropolis’ i Fritz Lang dhe ‘I Robot’ e deri te ‘WALL-E’ i Isak Asimovit dhe filmat ‘Terminator’, dhe përsëritjet e panumërta në mes, ata kanë arritur sukses të admirueshëm në detyrën e tyre.
Që kur janë futur në jetën reale, robotët kanë qenë një zhgënjim i këndshëm. Ata bëjnë disa gjëra që njerëzit nuk mund t’i bëjnë vetë, sikundër është eksplorimi i Marsit dhe një mori gjërash që njerëzit më shumë nuk dëshirojnë t’i bëjnë, si për shembull të merren me bomba të pashpërthyera ose pastrimin e dyshemesë (ka rreth 10 milionë robotë pastrues me vakum që pastrojnë qilimat e botës).
Dhe ata janë shumë të dobishëm në pjesët e prodhimit. Por robotët e besueshëm, sidomos ata që kërkohen të punojnë përtej kafazit të sigurisë së një kati të fabrikës – kanë rezultuar shumë të vështirë për t’u krijuar dhe robotët janë ende shumë të trashë. Pra, edhe pse ata i magjepsin njerëzit, ata ende nuk kanë lënë ndonjë gjurmë të madhe në këtë botë.
Pse po rritet përdorimi
Kjo duket se po ndryshon. Rritja eksponenciale në fuqinë e çipave të silikonit, sensorët dixhitalë dhe niveli i lartë i komunikimit po i përmirëson robotët, po ashtu sikundër përmirëson të gjitha llojet e produkteve të tjera. Ka tre faktorë të tjerë që janë në lojë.
Njëri është se kërkim zhvillimi për robotikën po bëhet më i lehtë. Standardet e reja të përbashkëta i përcjellin idetë e mira lehtësisht nga një platformë robot në një tjetër. Dhe akumulimi i njohurive nënkupton se ndërtimi i platformave të tilla po bëhet shumë më i lirë. Një robot si Rethink Robotics’s Baxter, me dy krahë dhe një lidhje programative shumë më të lehtë dhe intuitive, do të ishte vështirë të realizohej dhjetë vjet më parë. Tani ju mund të blini një të tillë për 25,000 dollarë.
Një faktor i dytë është investimi. Lajmi më i madh për robotët në vitin 2013 ishte se Google bleu tetë robotë premtues. I pasur dhe udhëhequr mirë (nga Andy Rubin, i cili organizoi sistemin operativ Android) dhe me qasje në ekspertizën botërore në aplikacionet kompjuterike dhe inteligjencën artificiale, të dy shumë të rëndësishëm, programi robotik i Google premton mundësinë e diçkaje spektakolare – edhe pse askush jashtë kompanisë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.
Amazon, gjithashtu, mbështetet te robotët, si për të automatizuar magazinat e tij dhe, në mënyrë më spekulative, në dërgesat e saj. Në Korenë e Jugut dhe kompanitë e vendeve të tjera po i zhvendosin teknologjitë robotë drejt zonave të reja të prodhimit, dhe kërkimit për shërbime. Kapitalistët sipërmarrës po vënë re një shans shumë më të mirë fitimprurës nga robotët se sa më parë.
Faktori i tretë është imagjinata. Në vitet e fundit, kompanitë inteligjente kanë identifikuar rrugë për t’i bërë robotët të punojnë si punëtorë në skenat e xhirimit (‘Gravity’ nuk mund të ishte realizuar pa robotët që lëviznin kamerat dhe dritat) dhe instaluesit e panelit në fabrikat e energjisë diellore. Edhe më shumë njerëz do të kuptojnë se si një atribut robotik të tillë si saktësia e lartë ose reaksionet e shpejta ose zhvendosjet e pavarura mund të integrohen në një biznes fitimprurës; përfundimisht disa prej tyre do të ndërtojnë tregjet masive.
Robotët ajrorë – mund të jenë në pararojë këtu. Ata do t’u mundësojnë fermerëve të kujdesen për të korrat e tyre në mënyra të reja, do t’u ofrojnë qytetarëve, gazetarëve dhe transmetuesve perspektiva të reja për ngjarje të mëdha dhe të vogla, do të monitorojnë trafikun dhe zjarret, të identifikojnë infrastrukturën në nevojë për riparim dhe shumë më tepër.
Si konsumatorë dhe qytetarë, njerëzit do të përfitojnë shumë nga rritja e robotëve. Nëse ata do të përfitojnë si punëtorë është më pak e qartë, duke qenë se kompetenca në rritje e robotëve mund t’i nxjerrë ‘jashtë loje’ disa punë të njeriut. Aetheon’s Tugs, për shembull, të cilët kryejnë zhvendosjen e furnizimeve spitalore aty ku është e nevojshme, janë të gatshëm të marrin përsipër pjesën më të madhe të punës që aktualisht është detyrë e portierëve. Robotët Kiva bëjnë të mundur që Amazon të ‘kanalizojë’ më shumë ‘ndarje’ me më pak punëtorë.
Makinat pa drejtues kanë gjasa të zëvendësojnë miliona njerëz të punësuar sot. Ashtu si punësimi në bujqësi, i cili dikur siguronte pothuajse të gjitha vendet e punës në epokën paramoderne, tani llogaritet në vetëm 2% të punësimit të botës së pasur, kështu që vendet e punës në industritë e ditëve të sotme të prodhimit dhe shërbimeve ka të ngjarë të detyrohen të tërhiqen përpara ‘progresit’ të robotëve. Nëse njerëzimi do të gjejë mënyra të reja të përdorimit të punës së tij, ose e ardhmja do t’i ‘dorëzohet’ kohës së ‘detyruar’ të lirë, është një çështje që po shqetëson shumë ekonomistë. Sido qoftë, robotët me shumë gjasa ose do të fajësohen ose do të lavdërohen.
I padukshëm dhe më shumë se kaq
Aftësia robotike do të merret si e mirëqenë në njëfarë mase. Do të jetë në natyrën e makinave të drejtojnë veten, e dyshemeve që të pastrohen dhe e furnizimeve me ushqime që të lëvizin nëpër spitale dhe zyra; mbështetja robotike për të tilla gjëra do të jetë e padukshme. Por robotët nuk do të ‘animojnë’ vetëm mjedisin e pajetë. Ata do ta ‘banojnë’ atë së bashku me zotërit e tyre, duke përmbushur të gjitha llojet e nevojave. Disa, si Baxter, do të ndihmojnë për të kryer dhe lëvizur gjëra, disa do të ofrojnë kujdes, disa vetëm rehati apo shoqëri.
Një robot japonez që i ngjan një ‘baby seal’, i cili u përgjigjet ëmbël prekjeve dhe mund të dallojë zërat, shërben për të ndihmuar pacientët e moshuar me demencë.
Sa më të dukshëm të jenë robotët, aq më mirë mund ta ndihmojnë njerëzimin të diskutojë çështje të tilla si ato që janë shtruar për herë të parë nga fantashkenca. A është e nevojshme që luftërat të luftohen gjithmonë nga njerëz të cilët mund të ndiejnë keqardhje dhe të ofrojnë mëshirë, por që gjithashtu mund të jenë mizorë përtej të gjitha kërkesave taktike?
Tashmë Amerika është duke argumentuar nëse pilotët robotë meritojnë medaljet.
A ka rëndësi në qoftë se ‘kënaqësitë’ e fundit që një person ndjen vinë nga një makinë? Çfarë e ‘nderon’ përpjekjen njerëzore, nëse puna e shumicës, ose të gjithë njerëzve bëhet tepricë ndaj kërkesave?
Njerëzit, kompanitë dhe qeveritë e kanë të vështirë të diskutojnë qëllimet përfundimtare të ndryshimit teknologjik teorikisht. Perceptimi i madh i Asimov ishte se është më e lehtë të bësh pyetje të tilla, kur teknologjia personifikohet: kur mund ta shikoni atë në fytyrë. Ashtu si udhëtuesit e atmosferës që e kthejnë vështrimin drejt planetit të tyre, robotët mund të shërbejnë jo vetëm si punëtorë dhe partnerë, por edhe si ‘sigurues’ të perspektivave të reja.
(Marrë nga “Monitor”)
Tregu i sigurimeve
Shehu: Duhet të ndërhyjë Kuvendi
Deputeti Demokrat Sherefedin Shehu mendon se parlamenti duhet të angazhohet drejtpërdrejtë për të mbrojtur konsumatorët në tregun e sigurimeve duke diktuar raportin e dëmëve që duhet të paguajnë kompanitë private.
“Treguesit e tregut të sigurimeve duhet të shoqërohen me objektiva konkrete për t’u përmirësuar dhe ndër to më shqetësuesi është ai që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve, raporti dëme-prime i cili sot është i zhdrejtë”, tha për “TCH” deputeti i PD-së. Vitin e kaluar sipas Autorititetit të Mbikqyrjes Financiare dëmet që u paguan nga kompanitë e sigurimeve ishin sa 31.7 për qind e primeve të arkëtuara. “Objektivi është i diskutueshëm aq më tepër kur vendoset për herë të parë. Unë mendoj që ka referenca, aq më tepër kur janë standardet e institucioneve të ngjashme ndërkombëtare, dhe raporti në Shqipëri është jashtë standardit, ose diku në mes, sepse ka kufij minimalë dhe kufij maksimalë, ne jemi diku nga mesi. Kështu që objektivi duhet të jetë arritja e rezultateve të autoriteteve që funksionojnë me mirë”, deklaroi Shehu Ndonëse tregu i sigurimeve në Shqipëri rregullohet nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, deputeti demokrat tha se ndërhyrja e Kuvendit nuk do e cënonte pavarësinë ë këtij institucioni. “Të gjithë këto institucione të këtij lloji operojnë në emër të Kuvendit, në një farë mënyre kanë mandat të cilin ua ka dhënë Kuvendi dhe në një farë mënyrë, veprimi apo mosveprimi i tyre njëkohësisht do të thotë se si vepron ose nuk vepron Kuvendi”, deklaroi deputeti i PD-së Sherefedin Shehu.
Deputeti demokrat mendon se vendosja e objektivave për treguesit financiarë do të kishte efekte pozitive jo vetëm për konsumatorët, por edhe në qëndrueshmërine e tregut.
Vrojtimi
Banka e Shqipërisë: Rikthehet optimizmi në ekonomi
Banka e Shqipërisë deklaron se muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje të fortë të optimizmit në ekonomi. Në vrojtimin e fundit për besimin e biznesit dhe konsumatorëve, Banka raporton se në tremujorin e katërt treguesi i ndjesisë ekonomike që mat perceptimin e biznesit dhe individëve për gjendjen e ekonomisë u rrit me ritme rekord prej 13.4 për qind.
Sipas Bankës, ky përmirësim ka ardhur për shkak të rritjes së optimizmit tek bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë. Për sektorin e industrisë, treguesi i besimit në ekonomi është rikthyer për herë të parë pas vitit 2010 në nivelin e mesatares afatgjatë. Sipas Bankës, ndërmarrjet në sektorin industrial kanë raportuar rritje të prodhimit, rritje të kërkesës dhe përmirësim të gjendjes së tyre financiare.
Sipas vrojtimit, rezulton se përmirësim të fortë ka edhe në sektorin e ndërtimit, ku kompanitë që operojnë në këtë fushë raportojnë për rritje të investimeve, por edhe kërkesës. Banka Qendrore thotë se rritje dyshifrore në treguesin e besimit ka edhe për sektorët e shërbimeve dhe tregtisë. Por, ndryshe nga bizneset, individët kanë qenë më të rezervuar për situatën ekonomike. Treguesi i besimit të konsumatorëve, sipas vrojtimit, shënoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit me rreth 0.3 për qind, pasi sipas Bankës së Shqipërtië pritjet që individët kanë për situatën financiare në tremujorin e ardhshëm u tkurrën me 2.5 për qind. Rritja e fortë e optimizmit tek bizneset në tremujorin e parë vjen pasi ekonomia la pas një nga vitet më të vështira të dy dekadave të fundit siç ishte 2013.




