Rritja e çmimeve/ Alimehmeti: Nafta s’ndjek normat e tregut, por interesat e një grushti personash!

Rritja e çmimeve/ Alimehmeti: Nafta s’ndjek normat e tregut, por interesat e një grushti personash!

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, i ftuar në Syri Tv, deklaroi se rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve nuk është një fenomen i rastësishëm, por rezultat i një strategjie të ndërtuar prej vitit 2013.

Alimehmeti theksoi se Shqipëria ka pasur historikisht karburantin më të shtrenjtë në Evropë, duke akuzuar qeverinë për mosheqjen e akcizave, siç ishte premtuar në vitin 2013.

“Nafta nuk ndjek logjikën e tregut, por interesat e një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin. Edhe kur euroja ra në nivele historike, çmimet nuk u ulën,” tha ai, duke e lidhur këtë fenomen me hyrjen e parave nga narkotrafiku.

Sipas Alimehmetit, e njëjta logjikë keqqeverisjeje shtrihet edhe tek ushqimet. Ai kujtoi mungesën e subvencioneve për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe mosmenaxhimin e katastrofave natyrore.

“Nëse domatja prodhohet në Shqipëri, pse duhet të ndikohet nga lufta? Problemi është mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e IPARD-it,” theksoi ai

Alimehmeti akuzoi qeverinë se ka një strategji afatgjatë për shpopullimin e vendit: “I ofrojnë më pak shëndetësi, më pak arsim, më pak siguri, çmime më të larta, në mënyrë që qytetarët të thonë se kjo Shqipëri nuk bëhet dhe të largohen.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :