Rritet numri, 30% e ndërmarrjeve drejtohen nga femrat

femratNë vitin 2013, sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, ishin 111.083 ndërmarrje që ushtronin aktivitetin ekonomik krahasuar me 106.387 ndërmarrje aktive gjatë 2012-ës. Krahasuar me një vit më parë, qarku i Tiranës shënon një rritje me 4182 ndërmarrje aktive, ndërsa qarqet Durrës dhe Shkodër kanë një rënie respektivisht me 1026 dhe 598 ndërmarrje. Sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, 12.131 është numri i ndërmarrjeve të reja në vitin 2013 krahasuar me 12.828 në vitin 2012, nga të cilat 36,9% e ndërmarrjeve të reja kanë aktivitet ekonomik “Tregti”. Në grupin e tregtisë mbizotërues me 72,5% është “Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave”. Numri i njësive lokale aktive gjatë vitit 2013, është 123.332 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Krahasuar me vitin 2012 numërohen 4700 njësi lokale më shumë. Të dhënat tregojnë se 84,8% e ndërmarrjeve aktive janë prodhues të shërbimeve dhe gjatë vitit 2013, në këtë grup operojnë 3817 ndërmarrje më shumë se viti 2012. Gjithashtu, gjatë vitit 2013 janë klasifikuar si tatim pagues të mëdhenj 797 ndërmarrje nga të cilat, 54,1% e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta janë me origjinë nga Italia e Greqia dhe 27,8% e ndërmarrjeve aktive menaxhohen nga femrat.

 

Ndërmarrjet aktive sipas aktivitetit ekonomik

Ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, akomodim dhe shërbim social mbizotërojnë me 56,4%. Aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më i preferuari në vendim marrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 36.9% të ndërmarrjeve të reja. Në grupin e prodhuesve të të mirave mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik industri, 61,4%. Në grupin e prodhuesve të shërbimeve mbizotërues janë ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregti, 47,6%.

 

Prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve

Industria dhe shërbime të tjera si: arsim, shëndetësi e ndërmjetësime financiare, përfaqësojnë 76,5% të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar. Rreth 90% të ndërmarrjeve janë me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe, 69%, janë me vetëm një të vetëpunësuar. Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,3% të ndërmarrjeve gjithsej, por kontributi i tyre në punësim është shumë i ndjeshëm, 26,7%. Rreth 52% e ndërmarrjeve aktive janë përqendruar në qarqet e Tiranës e Durrësit.

 

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta

Sipas të dhënave të Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve 2013 janë 4654 ndërmarrje kanë pronarë apo bashkëpronarë të huaj. 5,75% e tyre kanë ndërmarrje me 50 e më shumë të punësuar dhe punësojnë 75,7% të të punësuarve të ndërmarrjeve me pronësi të huaj e të përbashkët. Ndërmarrjet e mëdha të këtij grupi ushtojnë aktivitet ekonomik kryesisht në: prodhim veshjesh e këpucësh,aktivitetet bankare, prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike. 80% e ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta janë përqendruar në qarqet Tiranë dhe Durrës.

 

Femrat pronare

27,8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej menaxhohen nga femrat dhe 33.4% e aktivitetit ekonomik tregti menaxhohen po nga femrat. Sipas të dhënave të Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve 2013, 30,4% e ndërmarrjeve në qarkun e Tiranës menaxhohen nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët është në qarkun e Kukësit me 15,1%.

 

Njësitë lokale

Nga 111.083 ndërmarrje aktive në vitin 2013, 108.767 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin ekonomik në 1 vendndodhje, e cila konsiderohet 1 njësi lokale. 2316 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin e tyre në më shumë se një vendndodhje. Ato përfaqësojnë vetëm 2% të ndërmarrjeve aktive gjithsej dhe numri i të punësuarve në to është 33% e numrit të të punësuarve gjithsej. 78,7% e njësive lokale janë përqendruar në zonat urbane nga të cilat 56% ushtrojnë aktivitetin ekonomik në qarqet Tiranë dhe Durrës.

 

Raporti, ekonomia e rajonit po dëmtohet nga korrupsioni në sektorin energjetik

Nga Kroacia në Mal të Zi, marrëveshjet ‘e errëta’ në sektorin e energjisë dëmtojnë ekonominë e rajonit, sipas një raporti të publikuar gjatë punimeve të “European Commission’s Sustainable Energy Week”. Raporti, i udhëhequr nga Marko Prelec nga Grupi i Politikave të Kërkimit në Ballkan, tërheq vëmendjen se korrupsioni masiv ka goditur sektorin e energjisë në Evropën Juglindore. I titulluar “Kush përfiton nga korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë të Evropës Juglindore?”, listohen në raport “vetëm disa” prej skandaleve të korrupsionit që goditën Evropën Juglindore gjatë viteve të fundit. Midis tyre, “Kolubara”, skandali serb i minierave, çështja kroate INA-MOL që çoi që ish-kryeministrin, Ivo Sanader, pas hekurave për marrjen e 10 milionë € ryshfet, rasti i Maqedonisë i kartelit tregtar të energjisë elektrike, në të cilin katër firma u lidhen me diktimin e çmimit të importit te energjisë elektrike në një tender në vitin 2012, ose skandalin USAID në Malin e Zi, ku paratë e dhuruar nga qeveria amerikane thuhet se u menaxhuan nga biznesmenë të dyshimtë. Shumica e këtyre rasteve, me përjashtim të ish-kryeministrit kroat dhe dy rasteve në Kosovë (një që përfshin një të huaj dhe tjetri një gazetar), janë të gjitha të mbyllura ose në pritje, pa akuza. Ndonjëherë ato nuk janë hetuar, thuhet në artikull. 28.8 miliardë € investime të energjisë janë planifikuar nga ana e Komunitetit të Energjisë në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2020 dhe një infrastrukturë e cila do të duhet të zëvendësohet, sektori i energjisë në rajon është vendosur të rritet jashtëzakonisht, thotë raporti.

Kjo do të thotë që nivelet e korrupsionit do të rriten në mënyrë proporcionale në një rajon ku papunësia e të rinjve është e ndonjëherë qesharake dhe emigrimi ekonomik po bëhet një dukuri masive.

Share it :