Rrahu infermierin në repartin e Urollogjisë, dënohet me kusht Branko

Sonja Caka

Gjykata/ Nuk duronte sa të vinin dritat në spital, shkoi dhe dhunoi infermierin Ruzhdi Merja

 

Gjykata e Tiranes_9_1

Dhunë barbare me një tub hekuri ndaj një infermieri, nga padurimi për të pritur sa të vinin dritat në spital, konkretisht në pavionin e Urollogjisë. Menjëherë është njoftuar policia, e cila i vuri prangat Aleksis Brankos nga Saranda, i cili kishte ardhur në Tiranë për bombardim të gurëve në veshka. Kjo dhunë i ka kushtuar një dënim me burg nga gjykata, e cila këtë masë dënimi me burg ia pezulloi duke e dnëuar përfundimisht me kusht. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e gjysëm të pandehurin Aleksis Branko, i akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”. Për shkak të kushteve të këtij të pandehuri, gjykata ia ka pezulluar dënimin me burg, duke e lënë nën monitorimin e Shërbimit të Provës për një periudhë 2-vjeçare.

Ngjarja

Sipas gjykatës, më 24 janar 2013, rreth ores 12:00 i pandehuri Aleksis Branko së bashku me një shtetas tjetër, kanë qenë tek reparti Urollogjisë QSUT-së në Tiranë. Të dy kanë shkuar tek pavioni I Urollogjisë dhe janë takuar me shtetasin Ruzhdi Merja, i cili ishte me detyrën e infermierit. I pandehuri Aleksis Branko e ka pyetur nëse punonte aparatura për thyerjen e gurëve në veshka. Merja ka deklaruar se nuk punon pasi nuk ka drita dhe i ka thënë që të priste duke i dhënë të pandehurit edhe numrin e telefonit, me qëllim që ai ta lajmëronte sapo të vinin dritat. Me kaq, i pandehuri është larguar nga pavioni dhe e ka marrë disa herë në telefon shtetasin Merja për ta pyetur nëse kanë ardhur dritat apo jo. Shtetasi Merja në një rast i ka thënë në telefon të pandehurit të mos e shqetësonte pasi nuk kane ardhur dritat dhe kur dritat të vinin, ai do e njoftonte vetë. I pandehuri Aleksis Branko i ka thënë në telefon “prit se do vij ta rregulloj unë qejfin”. I pandehuri Aleksis Branko ka vajtur tek pavioni së bashku me një person tjetërdhe e ka goditur me një tub që mbante në dorë shtetasin Rruzhdi Merja në pjesë të ndryshme, në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme.

 

Tiranë

Rinas, mbërrin grupi i pestë i muxhahedinëve me 14 persona

Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur dje grupi i gjashtë i refugjatëve muxhahedinë nga kampi Ashraf në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Brendshme, më datë 10 korrik 2013, ka mbërritur në Rinas (Tiranë) grupi i pestë i muxhahedinëve prej 17 personash nga ish-kampi Ashraf i Irakut, në vijim të zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po sipas Ministrisë së Brendshme, dje ka mbërritur në Rinas grupi i gjashtë i muxhahedinëve prej 14 personash nga ish-kampi Ashraf i Irakut, në vijim të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak. Deri më tani numri i personave të pranuar për mbrojtje ndërkombëtare që vijnë nga ish kampi Ashraf i Irakut, ka arritur në 76 individë. Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në  Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë të gjitha masat për sistemimin e tyre në  apartamente banimi të përshtatshme duke siguruar transferimin e tyre nga Qendra e Pritjes në banesat e tyre, brenda një kohe të shkurtër dhe trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë.

 

Dhuna në familje

E akuzoi gruaja për ushtrim dhune, dënohet me 4 muaj burg

Një grua, nënë e katër fëmijëve, ka humbur katër fëmijët e saj, pasi futi në burg burrin e saj, babai i këtyre fëmijëve. Tri ditë më parë ka qenë seanca e fundit gjyqësore për të pandehurin Kostandin Zamzadja nga Paskuqani, i cili akuzohet pre gruas së tij se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe prindërve të saj, duke u dënuar përfundimisht me 4 muaj e 10 ditë burg. Gruaja denoncoi të shoqin në polici, fut burrin në burg dhe largohet për në banesën e prindërve në Lushnje, duke mos marrë me vete asnjë nga katër fëmijët e mitur, djalin dhe tri vajzat. Një seancë para vendimit, katër fëmijët kanë ardhur në gjykatë bashkë me gjyshërit për të takuar të atin, ndërsa janë injoruar plotësisht nga e ëma ndërsa kalonte në korridorin e gjykatës. Madje, gruaja ka akuzuar fëmijët për gjendjen e shkaktuar, por edhe prindërit e bashkëshortit se kanë bërë fëmijët për vete. Të pyetur ndërsa prisnin në korridorin e gjykatës, katër fëmijët me lot në sy deklaruan se babanë e kishte futur në burg nëna e tyre, e cila i kishte braktisur dhe tashmë jetonin me gjyshërit në Paskuqan. Më i madhi ishte vëllai i tyre në klasën e shtatë dhe më e vogla motra vetëm 4 vjeçe. Gjyqtari Kreshnik Omari ka caktuar për pasnesër seancën e radhës, ndërsa fëmijët dhe gjyshërit e tyre shprehen se presin që babai i tyre të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet për t’u kujdesur për ta.

Mat-Durrës

Shkojnë për plazh me shokët, mbyten dy të rinj

Shkojnë të shuajnë nxehtësinë e temperaturave të larta të korrikut dhe humbin jetën në plazhe. Ky ka qenë fati i keq për dy të rinj, të cilët janë mbytur dje, njëri në lumin e Matit, e tjetri në Gjirin e Lalzit. Nga hetimet paraprake, mësohet se 20-vjeçari i mbytur në lumin Mat, në zonën e Klosit, kishte shkuar në lumë për t’u larë me shokët. Po kështu, edhe 22-vjeçari tjetër i mbytur në Gjirin e Lazit, Besim Maja, nga Borizana e Krujës, kishte shkuar në plazh në Gjirin e Lalzit me shokët. Mendohet se 22-vjeçari nuk dinte not. Polumbarët kanë nxjerrë trupin e 20-vjeçarit të mbytur në lumin Mat, ndërsa po vijojnë kërkimet për të riun nga Borizana e Krujës, i cili u mbyt në plazhin e Lalzit.

Pogradec

I kapet arsenal armësh në shtëpi, prangoset 32-vjeçari

Është gjetur dhe konfiskuar dje një sasi e konsiderueshme municionesh në shtëpinë e një shtetasi. Policia e Pogradecit ka sekuestruar gjatë një operacioni në komunat e thella të ketij rrethi një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh luftarake. Në prangat e policisë ka rënë edhe poseduesi i tyre 32 vjecari nga fshati Laktesh Shpëtim Gjona. Sipas policisë, Gjonës iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 mitraloz, 300 fishekë model 56, 200 copë kallëpe tritol 200 gramësh, 100 metër fitil zjarpërcjelles, 500 copë kapsolla detonatore. I ndaluari i ka deklaruar policisë se arsenalin e armëve e kishte siguruar gjatë hapjes së depove të ushtrisë ne mars të vitit 1997.

 

Share it :