“Rikthehet” Fatos Nano/ Nis “fushatën” nga Greqia. Grekët e duan President: Na duhesh se je filogrek

 

nano merr titull nderiKreu lokal i Turizmit në Kefaloni Evangjelos Kekatos, propozoi që Fatos Nano të jetë President i Forumit të Parë të Biznesit mes Shqipërisë dhe Qefalonisë, forum ku do ftohen Rama Cipras

Pas shumë kohësh  i “zhdukur” si personazh publik, ish-kryeministri shqiptar dhe lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano u shfaq dje në shoqërinë e bashkëshortes së tij Xhoana në ishullin grek të Kefalonisë. Ish-kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të kalojë pushimet këtë vit në ishullin grek, por ndërkohë vizitën e ka shfrytëzuar edhe për të zhvilluar disa takime me zyrtarë të bashkisë së Kefalonisë. Me ftesë të nënkryetarit të kësaj Bashkie, Dionysis Lykoudi, Nano zhvillo takime me zv/kryetarin e turizmit Evangelos Kekato dhe Presidenti i DEYAK, Nikos Anousaki. . “Një tjetër figurë e rëndësishme është këto ditë në Kefalonia. Ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano ka zgjedhur ishullin tonë për pushimet e këtë verë”, -shkruanin dje mediat greke. Ndërkohë në diskutimet me zyrtarët e Kefalonisë ishte kryesisht situata në të cilën Greqia ndodhej dhe zhvillimet ekonomike atje. Ish-kryeministri Nano u shpreh optimist duke thënë se do të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për Greqinë. Nano ka treguar edhe solidaritetin e tij për këtë situatë e kohë kritike që po kalon Greqia duke theksuar se për të Kefalonia është shtëpia e tij e dytë. “Tani e dimë se situata po evoluon pozitivisht drejt një marrëveshjeje mes Greqisë dhe partnerëve europianë. Jam i bindur se Greqia ka njerëzit dhe liderët e talentuar, si dhe potencialin, për të mbetur në shinat evropiane dhe për t’u bërë sërish një partner kontribuues dhe konkurrues në organizatat moderne. Jam i bindur edhe se grekët kudo që janë, kanë një sens solidariteti me njëri-tjetrin dhe Europën, dhe ky është mesazhi më i fortë që liderët grekë po japin tek partnerët europianë. Ju mund të llogarisni mbështetjen e popullit shqiptar dhe Shqipërisë si vend i NATO-s dhe kandidat për BE. Jam i sigurt se do vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin e pasur të dekadave e shekujve, për të bërë që pasojat e rënda që po përballon rajoni të jenë sa më pak negative për të gjithë”, tha ai.

 

Zv.kryetari i Kefalonisë

Ndërkaq interesante në takimet e Nanos dje në bashkinë e Kefalonisë, ishte fjala e nënkryetarit të këtij institucioni ishte fjala Likudhis  i cili uroi që Nano të merrte përsëri detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. “Fatos, ne jemi shumë të lumtur që ndodheni këtu, sepse për ne, Fatosi është një figurë politike dhe historike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Europën; dhe është një figurë që Europa do ta ketë nevojë përsëri, ndaj ne i urojmë që realizohet edhe ajo që kemi dëgjuar të thuhet, se do të bëhet president i Shqipërisë; pra shpresojmë t’ja arrijë, sepse kjo do të ishte gjë e mirë edhe për Greqinë. Kjo sepse ai ka dy tipare që janë shumë serioze për ne: I pari tipar është se është filogrek, dhe i dyti, sepse është ortodoks (Nano qesh). Këto elementë janë dy ura të mëdha mes dy vendeve dhe shteteve tona. Karakteristika e tij e tretë, që harrova ta përmend, është se Fatosi është dhe mik i Qefalonisë, e adhuron ishullin tonë, ndaj dhe gjendet këtu”, tha ai.  Pas takimit, ish-kryeministrit shqiptar ju dha titull i nderit të komunës së nga Zëvendës Kryetari i Komunës për Turizmin. Ndërsa kreu lokal për Turizmin, Evangjelos Kekatos, propozoi që të shpallet Forumi i Parë i Biznesit mes Shqipërisë dhe Qefalonisë me president Fatos Nanon. Në këtë forum do të ftohen krerët e qeverive të dy vendeve, përkatësisht kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Cipras si dhe ministrat e Turizmit të dy shteteve/ G. Saliu

 

Share it :