Deri më sot dukej vetëm një shoqëri, por gjithçka tashmë është e konfirmuar. Futbollisti francez, Karim Benzema dhe këngëtarja nga Bahama, Rihanna, tashmë janë në lidhje. Lajmin e ka konfirmuar revista amerikane “Look”, e cila është thirrur në burime të afërta me çiftin e ri, të cilët kanë konfirmuar se ata po kalojnë shumë kohë së bashku ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se janë mjaft të lumtur. Këngëtarja e famshme po ndihet speciale në krahët e futbollistit të Real Madridit, i cili po ashtu duket se e ka gjetur pjesën tjetër të vetes.
Policia ndalon Shaqirin… për foto
Policia e Maqedonisë ka ndaluar për disa minuta Xherdan Shaqirin në kufirin Maqedoni–Kosovë. Por, nuk do ta besoni përse është ndaluar ylli i Interit. Xherdan Shaqiri ka marrë rrugën drejtë Kosovës me makinën luksoze “Porsche Panamera”, por para se të hynte në tokën kosovare është ndaluar nga policia maqedonase. E besoni apo jo, dy policët maqedonas harruan përse e kishin ndaluar futbollistin dhe shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi. Por, ekziston mundësia që policët të kenë qenë me kombësi shqiptare. Lojtari është duke kaluar pushimet në vendlindje para se të rikthehet në Itali për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me Interin.
Neymar, tatuazh për motrën
Neymar është një admirues i madh i tatuazheve. Këtë herë ai e ka publikuar për herë të parë këtë vepër arti në krahun e tij në një foto në Instagram së bashku me motrën e tij Rafaella, portreti i së cilës është rikrijuar në tatuazh. Në një postim tjetër, futbollisti shfaqet me babain, me mbishkrimin “Babi po merr veten”. Lojtari pritet të grumbullohet me Barçën në fillim të korrikut, teksa është larguar përpara kohës nga Kupa e Amerikës.
Ibrahimoviç promovon linjën e tij të parfumeve
Zlatan Ibrahimovic ka prezantuar parfumin e tij të ri, me të cilin duket se do t’i hutojë edhe më shumë kundërshtarët. Suedezi prezantuar diçka ndryshe dje në Paris. Ai, së bashku me tifozët dhe fotografët, ishin në dyqanin “Colette” për të prezantuar produktin më të ri të linjës së parfumeve. Quhet thjesht “Zlatan Ibrahimovic”. 33-vjeçari, i lindur në Malmo të Suedisë, publikoi të hënën në rrjetet sociale se kishte krijuar një parfum të ri, për të cilin iu deshën plot dy vjet.
Mesi mbushi 28 vjeç
Lionel Mesi mbush 28 vjeç dhe mund të krenohet me një karrierë të jashtëzakonshme. Fenomeni i futbollist botëror ka shënuar 412 gola për Barcelonën në 482 ndeshje. Mesi krahasohet me të mëdhenjtë e futbollit, Diego Maradona e Pele. Ylli i Barcelonës ka fituar 24 tituj me klubin e vet, që do të thotë 9 më shumë se Maradona e Pele së bashku, në moshën 28-vjeçare. Megjithatë, këta të fundit kishin fituar Kupën e Botës në atë moshë (Pele 2 herë). Mesi ka kapur numrin 100 të ndeshjeve me kombëtaren, duke qenë 45 ndeshje larg rekordmbajtësit Havier Zaneti.




