Regjimi duhet te bjere/ Berisha thërret protestën më të madhe kombëtare me 8 shkurt  

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi në një konferencë për mediat se opozita do të zhvillojë protestë kombëtare më 8 shkurt.

Berisha u shpreh se e shtuna e 8 shkurtit do të jetë dita kur “Shqipëria zbret në Tiranë dhe Tirana zbret në rrugë”.

Berisha e cilëson si protestën më të fuqishmen që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

Duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen këtij tubimi në kryeqytet, Berisha tha se ora dhe detaje të tjera do njoftohen në vijim

Më 8 Shkurt, ditën e Shtunë, shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria se ka parë kurrë më parë. Për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grup kriminelësh që bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë! Që mendon se sa më shumë vjedh, aq më shumë e votojnë. E gjithë Shqipëria në Tiranë, e gjithë Tirana në shesh dhe rrugë kundër këtij regjimi që u ka bërë shqiptarëve dëmet më të mëdha në historinë e tyre”, tha Berisha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :