Reforma territoriale midis gjeometrisë euklidiane dhe demokracisë aristoteliane

Fuga_-_Photo1Artan FUGA

 (Forum në rrjetet sociale)

 

+++

 

1. Hapësirat bosh nuk duhet të jenë pa pushtet demokratik

 

+++

 

Artan FUGA

 

Si është e mundur që të jemi kaq pak të arsyeshëm ?

Shqipëria ka një territor sa një pikë uji në glob.

Por, edhe atë, ne nuk shfrytëzojmë as një të dhjetën, po të heqim detrat bosh, liqenet bosh, pyjet e braktisur, malet bosh, kodrat gjysmë bosh, fushat e lëna djerr në shumë vende, lumenjtë bosh.

Çfarë bëjmë kështu?

Dhe duam të gjejmë se ku është e keqja!

E keqja është te shkatërrimi i vetvetes duke braktisur lidhjet me pasuritë e Atdheut.

Haut du formulaire

 Dionis Xhafa : Vec ketyre, qe ajne shume te verteta. Po nga ana tjeter sduhet te harrojme se edhe e “mitizojme” faktin sikur Shqiperia eshte vend i “bekuar”. Mos harrojme se Shqiperia eshte 70 perqind mal. Nuk eshte aq e “bekuar” nga ce bejme.

Denis Kalushi Gjuetia e të pasurës personale profesor. Ajo na ka mbuluar sytë. Jemi kthyer në një mendje sipërfaqsore…

Eugent Kllapi Shqiperia esht vend i paradokseve dhe i pasurive te mjaftueshme per veten, thjesht njerezit vrasin vetveten duke ju bere mire vetes se tyre gjasme, heret a vone e kuptojne dhe vete kete.

Marvis Qose me flale eshte shume e lehte ti shfrytezosh pasurite natyrore.por me vepra se ben askush

Ervin Meco Me kete analize dalim ne konkluzion qe Enver hoxha qenka me Patriot se te gjithe ne. Duke bere krahasim e gjendjes se ( deteve, liqeneve, lumejve, kodrave, maleve, pyjeve, kullotat.etj) Si ishin dhe si jane katantisur. Ose me mire te themi Sistemi i Enver hoxhes. Te pakten per kete diskutim.

Artan Fuga Dionis Xhafa, mos mendo se malet s’jane pasuri e madhe!!!

Marvis Qose i madhi KOCO DEVOLE ka bere nje komedi me titullin ‘MILIONERI’ Kush e ka pare e merr pergjigjjen e ketij statusi

Enes Veliu Kjo eshte sfida prof,si te rikthehemi?

Artan Fuga ka mënyra shumë demokratike, dhe efektive, por asnjë nuk hap program sepse cënon interesat e atyre që e boshatisën.

Albano Al Varferia eshte pergjegjse per te gjitha keto, mos te harroim se ne cilen gjendje ishte Shqiperia kur u nderrua sistemi komunist, njerezit ishin pa shtepira dhe ju versul lumenjve per inertet, catia ka nevoj per derrasa dhe ju versul pyjeve, njerezit kan nevoj te ngrohen dhe perseri ke pyjet do gjej lenden e par, njerezit emigruan dhe e lan token djerr pasi me ate pak tok smund te benin asgje, pa permendur gjith ato rrug te bera me inertet e lumenjve, pra ka plot shkaqe se perse ndodhemi ne kete gjendje!!

Genci Agalliu Me pasurite e Atdheut asnjehere nuk kemi patur lidhje,jo,se i kemi braktisur.Pasurite e Atdheut kane qene dhe jane ne duart e cakenjeve thote i madhi Reshat Arbana ne nje recitim.

Denis Kalushi Mund te perfytyrojm Gjermanin. Vend qe 80% te vitit bie shi,bore dhe eshte i mbuluar me re. Ne Gjermani,me shume se ne asnje vend tjeter te Europes, panelet djellore mbulojne catit e shtepive,shkollave,fermave,ndermarjeve,fabrikave dhe ndonjeher edhe fushat. Ne kemi diell 90% te vitit dhe asnjeri se can koken me ndertu politika te tilla qe vendi te mari kete nisem…. Kjo eshte gjeja me e thjesht qe mund te behet. Ska nevoj as per gerrmime,as per shpime,as per asfaltime dhe as per mbjellje e korrje. Pastaj per venien ne pune te burimeve te tjera…?! Thjesht na pelqen pasuria qe e ke sot dhe te zhduket neser. Gjithsesi menaxhimi i te mirave tona ka rene ne dor te pseudo-intelektualve me prirje alabake. Dhe ca eshte me e keqja….vet ne kemi rene pre e strukures se tyre te kalbur dhe qe sjell vetem te keqen tone. E kan kthyer pasurin ne dicka ekskluzive per politikanet qe i shkojne mbrapa sagarve,dhe per sagaret qe i shkojn mbrapa politikaneve. Thjesht shtresa e shoqeris qe duhet te ishte burgjeve, eshte ne poziten per te perfituar,dhe intelektualet bashk me kontributoret,te zene peng nga kjo formule djallzore,duhet te luftojn cdo dite me perfituar nga ndonje therrime qe i bje atyre nga pjata,apo atyre nuk ia ka zene syri.

Besmir Gjoka Nuk jemi as te ndergjegjshem z,Fuga,gjithmone fajsojme te tjeret per cdo te keqe dhe asnjeher veten tone.

Edmond Skepi jetojme ne kohen e globalizmit ku pa bashkpunim dhe konkurenc te ndershme nuk mbijeton dot, ne si komb kemi deshmuar dhe po deshmojme se gjeja e fundit qe na vjen ne mendje eshte bashkpunimi apo konkurenca e ndershme.

Pellumb Makashi Na ka mbetur një Shqipëri e rruajtur tullë.

Joni King E ke parasysh krimbin qe gerryen pemen nga brenda derisa e kalb…?!!!

Uliks Metohu kto ndodhin kur e ke dhe trurin bosh…

+++

2. Sa lloj pushtetesh lokale e territoresh administrative do të kemi ?

+++

Artan FUGA

Pushteti i Qarkut duhet të shtrihet edhe mbi atë të bashkisë sepse cfare kuptimi ka që një territor më i vogël sikurse është qyteti të administrohet nga një instancë, (Bashkia), e cila ndodhet sot jashtë kontrollit faktik të një instance (Këshilli i qarkut) që normalisht duhet të kontrollojë një territor më të gjerë ku përfshihet edhe i pari.

Gjendja aktuale nuk përputhet as me gjeometrinë e Euklidit, lëre pastaj edhe me demokracinë e Aristotelit!!!

Olsi Kasaj Profesor jetojm akoma ne nje vend ku njerzit perdoren si delet neper protesta nga cobanet politik , shkojn neper protesta per nje sanduic qe u jep partia . Ju keni shum te drejt me keto qe thoni por kush ju degjon nga politikanet tane , ata e kan mendjen per karigen e tyre , deri dje i vrisnin ata qe dilnin ne shesh sot i puthin , per interesat e tyre.

 

+++

3. Të drejtat qytetare në territoret lokale 

+++

 

Artan FUGA

 

Reforma territoriale duhet t’u japë të drejtën e qytetarisë në territorin e komunës ose bashkësisë të gjithë atyre që atje paguajnë taksa, pavarësisht nëse banojnë ose jo gjithë kohën atje, apo vetëm kanë një biznes, një apartament, apo një copë tokë. Kjo quhet “qytetari mobile” që praktikohet edhe në proçesin zgjedhor në vende perëndimore. 

Cfarë kuptimi ka që banori i Tiranës i ardhur nga Skrapari psh, dhe që ka një copë  tokë atje, të mos ketë të drejta në komunën ku paguan taksë pasurie, etj. !!!

 

 

Manjola Hodo Duro E drejte prof.   çertifikuar titujt e pronesise…

 

Bojken Doku ne parim dakort me votimin e dyfisht, por ne kushtet tona kam frike se eshte e pamundur pasi do rriste rriskun e manipulimit te zgjedhjeve, pasi duhet konsoliduar ky lloj votimi qe eshte per momentin. nuk mund te marrim per shembull perendimin.

+++

4. Ndarje territoriale në perspektivë jo « fotografim » i stagnacionit hapësinor të sotëm

+++

 

Lani Duka po kujt i thua z.Artan Fuga …marin vesht keta , keta qe 20 e ca vite qe bejn eksperiment me vendin e tyre duke bere dashnoren e mire me EU dhe USA.

Artan Fuga Ke të drejtë zoti Duka, gjithmonë e më shumë po kuptoj se duhet heshtur njëherë e përgjithmonë…

Lani Duka uroj qe nje dite qe shoqeria jone te behet 10 % sa ajo e EU ne nivelin e emancipimit nuk do doja me shum por per fat te keq jemi katandisur shum shum keq….ne Kuvendin e shqiperise ke njerez qe nuk ja kane haberin dhe nuk din q’eshte legjislacioni dhe i ke te ulur aty ne kuvend ,pra qfare te presesh prej kesaj shoqerie qe zgjedh keta lloj njerezish qe s’kane lidhje me politken dhe mbi te gjitha keta lloj njerzish kane edhe fatin tone ne dore o Zot o Zot çfare po ndodh.

Aranit Kastrati Me mire mos kishe folur fare se na ke “semurur” edhe ne te tjereve  Kur shoh protestat e “djathushkes” dhe “majtushkes” neper bulevarde ne emer te lirise demokracise, apo ndonje kritike te kritikes qe bejne kengetaret, sjelljet e perditshme te njerezve, idiotllekun e maskarallekun e madh qe ka perfshire kete vend, o me kap ndonje si shtrengim ne gjoks ose me vjen t’ia plas gazit me te madhe nga halli. Them me vete edhe ty prof te ka mbetur vec te kercesh balet tani, na bej ndonje vend edhe ne vec, mos na harro.

Sokol Cela Profesor ju me mire se kushdo tjeter duhet te dini (e e dini ne fakt sh mire) qe ne kete vend nuk jane degjuar kurre te mencurit po te marret,eshte duket genetike e e pa ndreqshme!

Elena Muslia Fjal me vend!! Po te lutm transpetoj keto fjale ne veshin e dhurdheve me te madhe !

Rigels Karriqi me fal Lani Duka as nk njihemi t,iu bej nje pyetje : Kush i futi atje brenda ata persona ? njoh ca emra me ane te te tjereve , madje nje nate rastisa ne nje kafe me disa persona , qe po flisnin per nje deputet qe ka 2 diploma me 10 te dyja , dhe me e keqja se thoshin po ta pyesesh ku i ke marre nk e di e te tjera . NatyrshËRm do te thoja po nk u ndergjegjsua populli jo ne europe por e sigurt qe ne grope do te perfundojme …

+++

5. Njohje e transformimeve rurale dhe urbane të ndodhura përtej interesave elektoraliste

+++

Artan FUGA

Në reformën territoriale me interes për t’u parë se çfarë do t’i bëjnë asaj që ka ndodhur tanimë.

Zona që sjellin fitime më të mëdha, ato që kanë grumbulluar kapitalet më të mëdha, zonat me dinamikë më të fuqishme, më kozmopolitet dhe që tërheqin konsumatorin e huaj, pra zonat turistike bregdetare, në shumicën e rasteve vazhdojnë të mbeten si më parë në territorin e komunave rurale.

Zonat me urbanizim më të shpejtë dhe që kërkojnë shërbime rurale shumë të larta aktualisht në pjesën më të madhe administrohen nga komuna rurale me administrata dhe shërbime shumë të kufizuara.

Çfarë do të bëhet?

Do t’ua marrin me forcë ligji?

Do t’i ndajnë ato territore më vete duke i shpallur zona urbane?

Do t’i kthejnë komunat rurale në qendra urbane?

Apo do t’i shpallin zona ekstraterritoriale duke i vënë nën kontrollin ad hoc të ndonjë agjencie kombëtare?

Gjithë tensioni këtu do të jetë sepse aty do të luhen interesa lobingjesh ekonomike, interesash elektorale, etj.

 

 

  •  Saimir Kodra Prof. Fuga, druaj deri ne siguri se tashme procesi ka perfunduar.Pjesa vijuese eshte thjeshte zyrtarizim.

Artan Fuga Zoti Kodra, nuk përjashtohet, por nuk është keq që qytetari të ketë mundësi të formohet për të gjykuar se çfarë do të ndodhi. Kjo është detyra e edukimit politik të qytetarit. Respekte, af

Saimir Kodra Keni te drejte Prof.Fuga. Une kerkoj ndjese qe zgjodha statusin T’uaj per te shprehur idene time. Por mendoj se edhe ajo c’ka une kam shenuar, ka pikerisht ate qellim, edukimin politik te qytetarit, i cili duhet te dije se jorralle here, gjera shume te rendesishme per te, formesohen ne erresire, e befas i shfaqin si aksioma matematikore, larg cdp llpj mundesie diskutimi.

Bujar Haznedari po po ndoshta me mire si kofini pas te vjeli se sa hic.

Artan Fuga Reforma nuk është ende debatuar në Kuvend. Ndonjë deputet naiv mund ta lexojë këtë faqe dhe të frymëzohet nga ndonjë ide. Nuk i dihet!!! Nuk besoj se jam aq naiv sa të humbas kohën kot  Por, edhe po nuk u frymëzua, unë kam rast të mas shkallën e mosfrymëzimit…

Bujar Haznedari reforma te ketij rangu nuk mund te behen as per nje muaj as per dy muaj apo 5 muaj,e aq me teper te hyjne ne fuqi per 8 muaj.ne se eshte fjala per keto afate, sigurisht eshte e deshtuar edhe sikur te marri konsensusin e opozites (legjitimitet).pa i hyre fare diskutimit teorik

Bujar Haznedari lere pastaj deputetin naiv

Artan Fuga Një reformë e menduar për dhjetë vjet, bëhet për pesë orë, ose nuk bëhet as për dy vjet…

Bujar Haznedari a thua profesor qe qenka menduar 10 vjet perpara.atehere shume shpejt do te shkojme ne hene.(qe sic duket mund te jete projektuar 9 vjet perpara)

Bujar Haznedari kush e mendoi,nje njeri i vetem,nje grup njerezish.pastaj nga mendimi tek projektimi eshte nje det i madh perpara,bile oqean.

Artan Fuga Jo nuk e thashë që është menduar 10 vjet, desha të kuptoj se poqese nuk është e menduar kështu, nuk bëhet as për 8 muaj as për 24 muaj, sepse këto janë koncepte që përpunohen gradualisht

Bujar Haznedari mirepo lihet te kuptohet se do te hyje ne fuqi ne shtator

Artan Fuga Po të jetë menduar mirë, edhe nesër, por ta shohim njëherë… them unë…

Bujar Haznedari natyrisht duhet pare,por kur degjoj ministrin me idene qe duhet te hyje ne fuqi ne shtator,me ngjethen misht me mendjelehtesine qe i marrin gjerat,gje qe e kemi pare dhe ne disa raste te tjera ,me kete qeveri dhe po ashtu dhe me te kaluaren

Besmir Lleshi Nese ka 10 vjet qe mendohet e nese eshte menduar mire, do miratohet e do qendroje. Nese miratohet me ngut per interesa lobingjesh ne kundershtim me interesat e qytetareve, atehere do bjere dhe po u miratua. Shqiptari mund te kete 1000 e 1 te meta, por ka nje cilesi te vyer, e perbuz arrogancen. Ka dhe nje te mete, kur e zhgenjen me arrogancen tende hakmeret ne menyre ekstreme. Dhe kur ekstremet rrotullohen ne nje kohe te shkurter, bien, dhe mbetet qendra.

+++

Artan Fuga

+++

6. Debat i gjerë parlamentar

+++

 

Reforma e organizimit territorial nuk është ende debatuar në Kuvend.

Ndonjë deputet naiv mund ta lexojë këtë faqe dhe të frymëzohet nga ndonjë ide.

Nuk i dihet!!!

Nuk besoj se jam aq naiv sa të humbas kohën kot

Por, edhe po nuk u frymëzua njeri, unë kam rast të mas shkallën e mosfrymëzimit…

Pra, në çdo rast dal i fituar…

 

  •  

Klejla Man Hoxhaj Filozofi e bukur  si perher profesor 

Endri Mertiri 80% e atyre qe jane ne ate salle nuk besoj se e dine kuptimin e reformes , qellimin e tyre dhe per cfare sherbejne reformat . Por mund te frymezohen per pak kacafytje mediatike .

Rezarta Stafalla  pra edhe kur bejme pune qe as na njihet e as na paguhet mund te nxjerrim rezultate dhe fitojme njohuri dhe i perdorim kur te na nevojite?

 

Share it :