Reagon opozita/ PD: Italia në alarm për drogën nga Shqipëria

Florenc Drizari

Aldo Bumçi: Policia e shtetit fqinj thotë se droga e Shqipërisë ka vërshuar me tonelata në brigjet italiane.

 

Aldo_Bumci,_16_shkurt_deklarataOpozita ngre shqetësimin për kthimin e Shqipërisë në listën e zezë të transitit të drogës. Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një dalje publike për mediat tha se Italia është në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria dhe që ka pushtuar brigjet e saj të jugut. Duke iu referuar intervistës së zrytarët të lartë italian në një të përditshme, Bumçi citoi se: “Është alarmante sasia e drogës që vjen nga Shqipëria në Itali”, thotë zyrtari i lartë i Shtetit Italian, Maurizio Muscara. “Eshtë e pamundur të numërohet sasia që vjen në një muaj”, thotë i alarmuar Muscara. Në një intervistë për “la gazzeta del mezzogiorno”, zyrtari i lartë i policisë italiane thotë se droga nga Shqipëria mbërrin në Itali me varka, peshkaregja, gomone, motoskafe”.

Në deklaratën e mbajtur një ditë më parë në selinë e PD-së, deputeti Aldo Bumçi tha se Partia Demokratike ka qenë e para që ka dhënë alarmin për riaktivizimin e rrjeteve të drogës në vend, pas shkatërrimit siç e quajti ai, që Edi Rama dhe Saimir Tahiri i bënë Policisë së Shtetit.

Aldo Bumçi

“Ne kemi denoncuar faktin se në policinë e shtetit janë shkarkuar masivisht profesionistët dhe janë zëvendësuar me militantë, por më e keqja ne kemi denoncuar se në poste kyçe janë caktuar persona të lidhur me krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Pasojat e kësaj “rilindjeje” të Policisë së Shtetit nuk kanë vonuar. Ja çfarë ndodh në Itali. Tani nuk e themi vetëm ne, por Policia e Republikës Italiane jep alarmin SOS. Policia e shtetit fqinj thotë se droga e Shqipërisë ka vërshuar me tonelata në brigjet italiane. Ky shqetësim vjen nga Italia fqinje, e cila ishte avokatja jonë më e fuqishme për liberalizimin e vizave. Ky është një lajm shumë i keq për Shqipërinë, dhe e kthen vendin tonë në listën e zezë të tranzitimit të drogës. U deshën shumë vite punë, në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike për ta hequr Shqipërinë nga lista e zezë e Drogës. U deshën vetëm pak muaj të qeverisjes së Edi Ramës për ta kthyer Shqipërinë në ditët e saj më të errëta, të tranzitimit të lëndëve narkotike, çka dëmton rëndë imazhin e vendit tonë”,-theksoi deputeti demokrat.

Sipas tij, pasiguria dhe kriminaliteti jo vetëm nuk janë ulur në Shqipëri, por tani këto fenomene po kanosin edhe fqinjët. Partia Demokratike kërkoi marrjen e masave urgjente që ky trafik të ndalohet e Shqipëria të mos bëjë hapa mbrapa e të mos konsiderohet nga fqinjët dhe Europa si rrezik për rendin e sigurinë e tyre.

Më herët mes pozitës dhe opozitës ka pasur përplasje qëndrimesh dhe akuzash të ndërsjellta lidhur me shifrat e kriminalitetit në vend. Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahirin, se kanë fshehur disa vrasje dhe aksidente nga komunikatat e policisë së shtetit, me qëllim mospublikimin e tyre në para qytetarëve. Përtej këtyre qëndrimeve, krerët e mazhorancës kanë vënë theksin se në Shqipëri këto katër muajt e fundit, është janë ulur shifrat e kriminalitetit krahasuar me ato të një viti më parë.

 

 

Topalli në NATO: Deklaratat e Kerry-t për shtypjen e opozitës, shqetësuese

Si pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentere të NATO-s, Jozefina Topalli mori pjesë në takimin e Komitetit të Ceshtjeve të sigurise dhe të mbrojtjes. Në takim mes folësve elitar ishte dhe zëvendës asistenti i Sekretarit të Pergjithshëm James Apparthurai. Në takim u diskutuan çështje që lidhen me Zhvillimet në Ukraine, Siri, etj. mbledhja zhvillohet para Samitit te Natos që do mbahet në Britani. Ndërhyrja  e Jozefina Topallit lidhej me shqetësimet që ngriti John Kerry për “interesat e oligarkëve që përdorin paratë për të shtypur opozitën dhe kundershtitë, për të blerë politikanë, media, për të shtypur interesat e  aspiratat e qytetarëve. ” Ky shqetesim u diskutua edhe nga pjesemarres të tjerë. Në takim Jozefina Topalli kërkoi që të mbeshtetej Maqedonia dhe Mali i zi në anëtarësimin në NATO.

Më herët deklaratat e Sekretarit Ameraikan të Shtetit John Kerry, sollën edhe komente në klasën politike shqiptare, por jo vetëm. Në fillim të muajit shkurt të këtij viti, Sekretari i Shtetit John Kerry bëri një deklaratë, duke u ndalur tek problem i korrupsionit me të cilin përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore.

“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare,”-ka thënë Kerry.

 

 

Italia në alRam nga droga shqiptare

Pulia duket se është porta më e re e lindjes për trafikimin e marijuanës. Alarmi është dhënë nga komandanti i departamentit të operacioneve detare dhe ajrore të Guarda di Finanziac në Bari, Maurizio Muscara. Ai thotë se trafikimi nga kjo rrugë i marijuanës është një fenomen që po përhapet me shpejtësi dhe është bërë tepër shqetësues. Muscara thotë se sasia më e madhe e drogës vjen nga Shqipëria. “E kam të pamundur të përcaktoj sasinë e mbërritur nga Shqipëria në brigjet tona për një muaj, por di të them se kjo është një sasi e madhe” theksoi ai. Sipas autoriteteve italiane droga vjen me mënyra të ndryshme transporti, nëpërmjet motoskafeve dhe gomonove me madhësi të ndryshme, por edhe me anë të anijeve apo motorëve të ujit. Komandanti i departamentit të operacioneve detare dhe ajrore të Guarda di Finanziac në Bari, thotë se dorga që vjen nga Shqipëria është e destinuar për tregun e të gjithë Italisë, po në veçanti për Italinë e veriut. Lambordia, Veneto, Emilia Romagna, Toskana janë vetëm disa prej rajoneve ku kjo lloj droge është gjetur gjerësisht.

 

Berisha: Protestë për dinjitetin tonë, Rama do të përballet me ndëshkimin

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë përsëri thirrje popullit shqiptar për dalje në protesta me 20 shkurt. Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha duke i cilësuar shqiptarët si qytetarët më të mashtruar në Europë, thekson se protesta e 20 shkurtit është para së gjithash protestë për dinjitetin tonë njerëzor, të cilin duhet ta rivendosim duke i thënë Edvin Kristaq Ramës se për mashtrimet e tua do të përballesh me ndëshkimin tonë. Sipas ish kryeministrit protesta e 20 shkurtit është protestë për rivendosjen e votës së lirë, të bazuar mbi të vërtetat e jo mbi mashtrimet e Edi Ramës. “Në rast se ne nuk ndëshkojmë por kapërdijmë mashtrimet e Edvinit, garat elektorale në Shqipëri nuk do jenë tjetër veçse panair i mashtrimeve elektorale. Shqiptarët nuk e meritojnë kurrë këtë!”, shkruan berisha në “Facebook”.

Share it :