Rasti i Irena Gjoka dhe ‘ping-pongu mes KLGj dhe ILD-së’, Beleri: Manovra për të mbajtur në fuqi vendimet e kontestuara
Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’, eurodeputeti Fredi Beleri ka lëshuar akuza ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ku u shpreh se ai po përdoret si një mjet politik për të “spastruar opozitën”.
Sipas Belerit, një “dorë që mban sistemin” i ka ngarkuar gjyqësorit detyrën për të goditur figura si Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe atë vetë, me qëllim instalimin e një pushteti autokratik.
Në qendër të intervistës së tij, isht rasti i gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, për të cilën institucionet e drejtësisë, po luajnë një “ping-pong” për ta mbrojtur
Beleri argumenton se manovrat mes Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) kanë si qëllim jo shkarkimin, por pezullimin e gjyqtares.
Një pezullim, shpjegon ai, nuk do të prodhonte pasoja ligjore për vendimet e dhëna më parë prej saj, përfshirë dënimin e tij.
Duke iu referuar precedentëve të Gjykatës së Strasburgut, Beleri thekson se vendimet e marra nga gjykata të formuara në mënyrë të paligjshme janë të pavlefshme.
Ai tha se e gjithë mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KLP-së dhe KLGJ-së ka qenë e studiuar për të shmangur pikërisht këto pasoja, duke e cilësuar rastin Gjoka si një provë të këtij mekanizmi.
Akuza më e fortë e Belerit është se qeveria mban peng një pjesë të konsiderueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ai u shpreh se procesi i vetingut është përdorur për të kapur sistemin dhe se shumë magjistratë “kanë një kleçkë”, një informacion komprometues që qeveria e përdor për t’i shantazhuar dhe për të siguruar vendime të favorshme.
Deklarata e plotë:
“Është hera e dytë që mbi shpatullat e mia po bën drejtësia shqiptare një ping-pong. Hera e parë ishte çështja e betimit, kur SPAK-u thoshte nuk jam unë, GJKKO-ja nuk kam kompetenca, e çonte në Gjykatë të Lartë.
Gjykata e Lartë nxirrte një vendim që nuk janë ata, e rikthenin prapë derisa të dënohesha.
Është hera e dytë që po e shorollasin vendimin, me qëllim që të mbrojnë zonjën Gjoka brenda sistemit e kryesorja, të mos ndryshojnë pasojat e dënimeve që kanë dhënë. Sepse kemi një vendim të Strasburgut që kur gjykata formohet në mënyrë të paligjshme, siç është formuar gjykata që ka dënuar mua, procesin e zotit Meta, procesin e zotit Berisha, të gjitha këto vendime janë të pavlefshme. Kemi çështjen Çani. Prej një gjykate tjetër.
Prandaj nuk janë rastësi mënyra se si zgjidhen KLP-ja, KLGJ-ja, nuk janë rastësi, janë të studiuara. Kanë të bëjnë që të mos ketë pasoja shkarkimi i zonjës Gjoka, kur të ndodhi, se do të ndodhi patjetër, të mos prodhojë efekte dhe pasoja ndaj vendimeve që ka marrë zonja në fjalë.
Unë dua të falenderoj zonjën Kalaja për luftën që po bën dy vjet vetëm. Duhet të shpreh respektin tim sepse u dërguan të gjithë atyre presioneve, gjithë atyre shpifjeve, sikur punon për çështje greke, sikur, domethënë, i janë vërsulur të gjithë këta majdanotë që dalin nëpër televizione për të mbrojtur zonjën Gjoka, të cilët shpifin, trillojnë.
Ajo këmbëngul. Këmbëngulja e saj ka këto rezultate që ka. Unë besoj që nuk do e, nuk do shkarkojnë zonjën Gjoka nga detyra, ashtu siç thotë ligji, por do pezullojnë. Pikërisht se pezullimi nuk prodhon pasojat që ju thashë ligjore.
Sigurisht që ka edhe në gjykata të tjera. Kemi edhe një vendim të Strasburgut që një një gjykatës, një prokuror e gjeti të drejtën e saj në Strasburg sepse ishte hequr nga vetingu pa të drejtë.
Ka edhe raste të tjera, po presin vendime nga Strasburgu edhe për gjykatës të tjerë. Unë besoj që nëpërmjet vetingut u kap sistemi i drejtësisë.
Një provë tjetër që sistemi gjyqësor në Shqipëri kontrollohet nga politika. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Pra, t’i mohosh të drejtën një, të drejtën e apelit një të akuzuari dhe ose në rastin tonë gjykatësve për të mbrojtur veten e tyre, është një shkelje flagrante e të drejtave të tyre, është një shkelje që provon se si ndikon politika dhe si kontrollon.
Unë jam i bindur që nëpërmjet vetingut u kap sistemi i drejtësisë. Ka shumë gjykatës dhe edhe prokurorë të cilët kanë diçka që e di qeveria dhe nëpërmjet tij mekanizmi i shantazhon dhe merr vendimet që do në shumë raste. Siç ka edhe shumë gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.
Po unë besoj se shumica e tyre kanë, kanë një kleçkë, kanë diçka që qeveria i mban. Nuk ka mundësi të merren vendime të tilla. Nuk ka, për të njëjtat, siç ju thashë, është hera e dytë që po shorollaten mbi shpatullat e mia luhet një ping-pong, po jo vetëm. Të gjitha dosjet janë të keqndërtuara, të keqpërdorura dhe ka një forcësi dhe një zbatim të ligjit në qarqe ekstreme që kjo në fund bie mbi atë të akuzuarin.
Kjo duhet, tregon dëshira e europianëve për të patur rezultate në drejtësi nuk është për të dënuar, për të mbushur statistikat, po për të dhënë drejtësinë e vërtetë. Drejtësia do të thotë të ketë, të ketë edhe cilësinë që duhet, jo vetëm numrat. Kjo cilësia mungon.
Nuk ka vërtet më të madh se drejtësia, nuk ka gjë të padrejtë sesa gjykimi i të gjithëve në mënyrë jo të barabartë. Pra, nuk kemi barazi, nuk kemi siguri juridike, nuk kemi barazi ligjore”Reforma zgjedhore




