Ervin Kaduku
– Rreth 76.3% e gjithë konsumatorëve familjarë i përkasin bllokut të konsumit deri 300 kWh/muaj me një rritje rreth 1% në krahasim me vitin 2012
Shqiptarët konsumuan në 2013-ën nivelin më të lartë të energjisë të shënuar në dhjetë vitit e fundit. Sipas të dhënave të raportit të fundit të ERE-s gjatë vitit të kaluar konsumi u llogarit në rreth 8,000 TWh (8 miliardë kilovat-orë). Pjesa më e madhe e kësaj energji u harxhua nga familje duke qenë se në vendin tonë konsumi familjar në raport me të përgjithshmin e faturuar (për konsumatorët tariforë) për vitin 2013 përbën rreth 57.6%. duke shfaqur të njëjtin trend sikurse edhe në vitet e tjera. Ndërsa për vitin 2014, ERE parashikon që konsumi bruto të jetë i rendit 7.85 TWh.
Nga ana tjetër një peshë të rëndësishme në konsumin e energjisë elektrike zënë edhe konsumatorët buxhetorë dhe jo buxhetorë, te këta të fundit bëjnë pjesë kryesisht ujësjellësit dhe hidrovorët.
Duhet theksuar se sipas nivelit të konsumit, domethënës është fakti se rreth 76.3% e gjithë konsumatorëve familjare i përkasin bllokut të konsumit deri 300kWh/muaj me një rritje rreth 1% në krahasim me vitin 2012.
Në Shqipëri studimet mbi profilin vjetor të konsumit të energjisë elektrike tregojnë Simetri. Gjatë periudhës së ngrohtë prill – shtator ka një konsum mesatar pothuajse konstant kurse në tre muajt paraardhës dhe pasardhës ka një rritje simetrike të ngarkesës e cila shpjegohet me ftohjen/ngrohjen e motit dhe përdorimin gradual të energjisë elektrike për ngrohje/ftohje. Ashtu sikurse në raportimet e viteve të mëparshme edhe gjatë 2013-ës u vërejt e njëjta problematikë e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje. Çdo ndryshim i temperaturës së mjedisit reflektohet menjëherë në konsumin ditor të energjisë elektrike, pikërisht të efektit nga përdorimi ose mospërdorimi i ngrohjes elektrike të banesës. Gjatë stinës së verës, në muajt Korrik dhe Gusht merr formë një pik i ri ngarkese, i cili nga viti në vit po bëhet më evident dhe lidhet me përdorimin gjithnjë e në shkallë më të gjerë të pajisjeve klimatizuese.
Argjentina, në prag falimenti si shtet…
Argjentina përballet me një falimentim tjetër, pasi qeveria deklaroi se e ka të pamundur të paguajë interesat e borxhit në datën 30 qershor. Buenos Airesi është përfshirë në një betejë ligjore 12-vjeçare me kreditorët, të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë në dy ristrukturimet e borxhit, që çuan në falimentimin e Argjentinës në vitin 2002 në 100 miliardë dollarë në bono. Zgjatja e çështjes në gjykatat amerikane ka mbajtur vendin jashtë tregjeve ndërkombëtare të kapitalin, ndërsa ekonomia vazhdon të jetë në staniacion, inflacioni i lartë dhe rezervat e bankës qendrore po bien gradualisht.
Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara nuk pranoi të dëgjojë një apel nga Argjentina, në luftën e saj kundër “hedge funds”-eve, të cilat nuk pranuan të marrin pjesë në ristrukturimin e borxhit në vitin 2005 dhe 2010. “Referuar zhvillimeve më të fundit, ne e kemi të pamundur të bëjmë pagesat e ardhshme të borxhit në Nju Jork. Kjo tregon gjithashtu një mungesë të plotë të vullnetit për të negociuar në kushte të ndryshme nga ato që janë vendosur nga gjykata”, – deklaroi Ministria e Ekonomisë në Argjentinë.
Megjithatë, ekzistojnë ende shpresa, pasi bisedimet do të zhvillohen sërish javën e ardhshme në Nju Jork. Argjentina është ekonomia e tretë më e madhe në Amerikën Latine dhe njihet si një eksportues i rëndësishëm i misrit dhe sojës. Megjithatë, falimentimi i borxhit nuk do të ndodhë në datën 30 qershor, për shkak se qeveria ka një periudhë tjetër 30-ditore, përpara se të vendosë nëse do të paguajë apo jo shërbimet e borxhit.
Ndërkohë, në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Presidentja Cristina Fernandez, deklaroi se Argjentina ishte viktimë e një “grabitjeje” nga kreditiorët, por shtoi se ishte e hapur për negociata dhe konfirmoi se do të vazhdojnë pagesat për më shumë se 90% të kreditorëve që kanë pranuar kushtet e ristrukturimit të borxhit.




