Rama pengmarrësi më i madh i Shqipërisë”, Berisha: Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë
Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është kthyer në ‘pengmarrësin e Shqipërisë.’
Berisha foli për raportin e IBAR, kapitujt kyç të cilën ende nuk janë votuar nga Bashkimi Evropian, duke shprehur mirënjohje për shtetet që kërkojnë integrim me meritë.
Berisha tha se narko-regjimi i Ramës nuk plotëson asnjë kriter dhe standard evropian.
“Sot, Edi Rama është pengmarrësi më i madh pas Enver Hoxhës në histori, pengmarrësi më i madh i Shqipërisë. Zhvillime dramatike vijnë për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Raporti IBAR mbeti në klasë pasi një seri vendesh anëtare të BE nuk e votuan, por shtruan një seri çështjesh themelore dhe unë jam këtu të falënderoj, të shpreh mirënjohje ndaj këtyre vendeve, të cilat insistojnë që procesi i integrimit të jetë një proces i bazuar në meritë.
Sepse ky proces i bazuar në meritë është interesi absolut më i mirë i qytetarëve shqiptarë.
Procesi jashtë meritës është ndëshkim për qytetarët shqiptarë dhe mbështetje për kusarët qeveritarë shqiptarë. Ndaj dhe dua të falënderoj një seri vendesh të BE, të cilat dora-dorës po e kuptojnë se Edi Rama dhe narkoregjimi i tij nuk plotësojnë asnjë kusht, asnjë kriter, asnjë standard për integrimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Berisha.




