Pse nuk i mbylle fluturimet me Italinë që kur u shfaq epidemia? Ja si ‘justifikohet’ Rama në emision

Në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama, foli në mënyrë të detajuar lidhur me masat e marra për menaxhimin e situatës në vend, pas shfaqjes së koronavirusit.  I pyetur lidhur me marrjen e masave nga shtetit shqiptar dhe nëse duheshin mbyllur më parë kufijtë, Rama  tha se mbyllja e kufijve nuk e pengon përhapjen e virusit.
Blendi Fevziu: Këto masa që duken drastike, a ishin të detyrueshme, apo mund të ishin marrë step by step, pra diku më të lehta e diku  më drastike?
Edi Rama: Faktikisht vendet nuk kanë shumë zgjedhje sepse rruga është e njëjtë ai që ndryshon është intensiteti pas shfaqjes së virusit në territor. Ne kemi zgjedhur një plan të mirëmenduar dhe përshkallëzimi i masave është i domosdsohëm, sepse siç jam munduar të përsëris asnjë vend nuk mund të ndalë as arritjen dhe as përhapjen e koronavirusit. Përmes masave mund ta ngadalësojmë dhe duke e ngadalësuar mund ta garantojmë qëndrureshmërinë e sistemit dhe mund të fitojmë kohë, duke shpresuar se kanë të drejtë ekspertët, se rritja e temperaturave i dobëson viruset.
Blendi Fevziu: A jemi të vonuar me këto masa? A duheshin ndaluar fluturimet me Italinë. Kishim 17 fluturime, pra 5 mijë pasagjerë nga aeroporti, 2 mijë nga tragetet…
Edi Rama: Jo, ne kemi vepruar në kohën e duhur sepse askush në asnjë rast nuk ka reaguar në masa drastike para shfaqjes së virusit në territorin e vet. Kjo sepse masat drastike nuk bëjnë gjë veçse godet zinxhirin ekonomik dhe nuk e pengon virusin të hyjë. Nëse mbyllja e kufijve do të pengonte virusin atëherë murtaja nuk do të ishte përhapur në një kohë kur ekzistonte vetëm karroca. / Opinion.al

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :