(nga keshilla.net)
I jeni hedhur, ndërsa ai ju ka refuzuar? Jo vetëm se e ka lënduar egon, por ju pyetni veten tuaj nëse diçka po ngjet me ju apo me atë diçka nuk është në rregull.
Madje, edhe meshkujt e pasionuar pas seksit kalojnë nëpër faza kur nuk duan një gjë të tillë. Revista amerikane “Cosmopolitan” tregon pse kjo është normale dhe çfarë mund të bëni të fillojë përsëri të mendojë për seksin.
Pse nganjëherë nuk është i disponuar për seks
Para së gjithash, një hulumtim ka zbuluar se meshkujt nuk mendojnë në seks çdo shtatë sekonda. Mendja e tillë u sillet nëpër kokë rreth 19 herë brenda ditës. Madje, edhe kjo është e shpeshtë, por kjo nuk do të thotë se çdo herë duan ta praktikojnë, thekson terapeuti i njohur seksual Ian Kerner.
E vërteta për meshkujt dhe seksin
Refuzimi seksual nuk është i këndshëm as për meshkujt e as për femrat, por ekspertët theksojnë se femrat shumë rëndë e përjetojnë një refuzim të tillë. Kjo me siguri pasi që meshkujt zakonisht janë ata që “dëshirojnë”, prandaj e dinë se duhet të tentojnë disa herë derisa të marrin atë të cilën dëshirojnë. Në nën tjetër, femrat mendojnë se meshkujt gjithnjë janë të gatshëm për seks dhe se vetëm aty e mbajnë mendjen dhe nuk e lëshojnë rastin. Prandaj, edhe ju duket jonatyrale nëse refuzohen nga një mashkull dhe menjëherë fillon të mendojë se diçka me lidhjen tuaj nuk është ashtu siç do të duhej të jetë. Por, edhe meshkujt kanë nevojë për ledhatim, sepse sipas Krenerit, meshkujt kanë nevojë për një qasje më ndryshe të kalojnë nga disponimi normal në atë seksual.
Mënyrë e thjeshtë që tek ai t’i ngjallni ndjenjat
Keni tentuar, por kot, e tani e zemëruar i keni shtruar pyetjen, çfarë mashkulli qenke ti? Nëse e fajësoni nuk do të merrni atë që dëshironi. Në vend të kësaj, Kerner këshillon t’i falni puthje dhe nëse me të vërtetë jeni për seks, atëherë kujtojani ndonjë moment të bukur nga e kaluara.
Harroni seksin pas orës 22 në mbrëmje
Partnerët në lidhjet e gjata shpesh ankohen në mungesë të gjumit dhe dëshirës së pakësuar për seks. Arsyeja kryesore është lodhja, e cila ka hyrë në krevat.
Hulumtimi tregon si neve gjumi na është bërë më i dashur sesa seksi me partnerin.
Dhe derisa njëri partner dëshiron të fillojë lojë emocionuese në dhomën e gjumit, tjetri në shumë raste e kthen shpinën dhe bie në gjumë. Stili i përshpejtuar i jetës është shkaktar i madh i lodhjes, shkakton ftohje të marrëdhënieve me partnerin dhe ikje nga seksi. Numri më i madh i të anketuarve, madje edhe gjatë fundjavës, më shumë preferojnë të flejnë më gjatë sesa të bëjnë seks, ndërsa hulumtimi ka treguar se koha për seks është deri në orën 22, pas asaj kohe shuhen dritat dhe shkohet në gjumë.
Janari, muaji i zi për çiftet
Janari është “muaji i zi” për çiftet, vlerësoi një sondazh i kryer nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. Në këtë periudhë të vitit, britanikët shpenzojnë tetë minuta mesatarisht në ditë duke u zënë me partnerin, ndërsa dy në tre të intervistuar pranojnë se i kanë dhënë fund raportit të tyre në këtë periudhë.
Kushtet atmosferike, mungesa e parave si pasojë e shpenzimeve të tepruara të kryera për festat e fundvitit janë disa prej arsyeve që shkaktojnë këtë krizë. Megjithatë, arsyet e vërteta gjenden thellë në psikologjinë e njerëzve.
Një psikologe e sjelljes njerëzore, Donna Dawson, shpjegoi: “Janari dhe muajit e tjerë të dimrit njihen për një periudhë të natyrshme depresioni. Mungesa e dritës së diellit shkakton një stres të shtuar dhe mungesa e aktivitetit fizik, si pasojë e kushteve atmosferike, bën që të jemi lehtësisht të irritueshëm. Një kombinim i tillë rrethanash rezulton shpesh fatale për çiftet”.
Ndonëse sondazhi u krye vetëm në qytetet britanike, sipas “Daily Mail”, rezultatet kanë një vlerë globale, pasi arsyet që e bëjnë janarin “të zi” në ishull mbeten të njëjta edhe për zonat e tjera të botës.




