Kryeministri Edi Rama bashkëbisedim me studentët dhe petagogët e fakultetit të gjeologji-minierave, të cilët përmes një proteste kundërshtojnë zhvendosjen e tyre nga ambientet ku ndodhen. Protesta është zhvilluar në një kohë kur Qeveria po zhvillonte mbledhjen e saj të përjavshme, ndërsa Kryeministri ka zgjedhur rrugën e dialogut me studentët dhe petagogët, ku i ka sqaruar në lidhje me vendimin e Qeverisë. “Nuk do të ketë asnjë zhvendosje tuaj nga ambientet ku jemi, përpara se të gjendet një ambient i përshtatshëm ku do të vendoset fakulteti i Gjeologji-Minierave. Vendimin e Qeverisë ia kam sqaruar Rektorit dhe Dekanit, të cilët duhet t’ju kishin sqaruar. Ministria e Arsimit në emër të Qeverisë shqiptare, në bashkëpunim me fakultetin tuaj, do të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme. Vendimi nuk parashikon që ju të dilni në rrugë dhe të ndërprisni mësimin, por gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Rama. Në vijim Kreu i Qeverisë u shpreh se Gjykata e Lartë do të vendoset në të njëjtin ambient me shkollën e Magjistraturës, ndërsa ftoi petagogët dhe studentët që të njihen me vendimin, të presin dhe të njohin projektin. “Gjithccka do të bëhet bazuar mbi një projekt që do të garantojë një mjedis të përshtatshëm për vendosjen e fakultetit dhe zhvillimin normal të mësimdhënies”, tha Rama.




