Banorët e Astirit pasditen e sotme janë mbledhur para parlamentit për të kërkuar lirimin e protestuesve që dhunuan policët. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sërish në mbështetje të protestuesve. Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë sepse ky projekt është një vjedhje nga agai i Surrelit.
Tenderi për projektin e ‘Unazës së Madhe’ është cilësuar nga Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, si korruptiv. Ata kanë vendosur së bashku me anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Në do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të banorëve. Ky është projekt i agait të Surrelit. Policia nuk duhet të bëhet vegël sepse Rama po e keqpërdor. Policët të mos dalin kundër ligjit. Thirrje Ramës që t’i bëjë mirë hesapet sepse dhuna dhe tortura në protest dhe komisariate, është e regjistruar. Do mbajnë përgjegjësi me emra deklaroi Basha.




