Prokurorët politikë, ngritën akuzë politike/ Malltezi lexon 200 faqet e kundërshtimit të akuzave ne dosjen Partizani
Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”. Jamarbër Malltezi ka nisur leximin e mbi 200 faqeve me prova dhe dokumentacion për të kundërshtuar akuzat. Ndërkohë ka patur debate me gjykatën për mënyrën se si i quan prokurorët
Malltezi: Mbi 30 deklarime të rreme që përbëjnë edhe element penal nga ana a e prokurorëve.
Gjykata ka ndërhyrë për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar t’iu drejtohet vetëm me “prokuror”
Malltezi: Po si tu them prokuror, ata janë prokurorë politikë që ngritën një akuzë politike.
Gjykata ndërhyn sërish: Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokurorë
Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë
Pas disa ndërhyrjeve të gjykatës Malltezi zëvendëson fjalën “prokurorët politik” me “prokurorët pika pika (…)
Malltezi ka paraqitur pretendime mbi të shkuarën e prokurorit Arben Kraja si hetues i komunizmit dhe katapultimit sipas tij të Enkeleda Millonait në SPAK nga Taulant Balla.
Pas kësaj deklrate ka ndërhyrë prokurorja Millonai.
Millonai: Kërkoi ti tërhiqet vërejtje të pandehurit, pasi të pandehur nuk janë prolurorët në këtë proces. Nëse ka pretendime, t’iu drejtohet organeve përkatëse. Të qëndrojë brenda atyre elementëve që përmban akuza.




