Proces i ndotur politikisht’, Malltezi: Prokurorët falsifikojnë, gjyqtarët janë lepe peqe të pushtetit

Proces i ndotur politikisht’, Malltezi: Prokurorët falsifikojnë, gjyqtarët janë lepe peqe të pushtetit

Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar procesin ndaj tij si tërësisht të ndotur politikisht. Gjatë një prononcimi për mediat, ai deklaroi se në çështjen e tij mungon fakti penal, ndërsa prokurorët kanë kryer mbi 30 falsifikime, dhe se gjykatat janë kthyer në “lepe peqe” të prokurorisë dhe pushtetit.

Ai iu referua edhe një vendimi të Gjykatës së Strasburgut, e cila sipas tij, e ka gjetur Shqipërinë me shkelje. Malltezi theksoi se në thelb të këtyre shkeljeve qëndron “shpifja dhe falsifikimi i Taulant Ballës”, të cilat u përdorën nga prokurorët politikë për të ndërtuar akuzën. Ai denoncoi se prokurorët kanë arritur deri aty sa t’i imponohen gjykatës, duke i kërkuar sekuestrimin e çështjeve civile, një veprim që e cilëson si të paligjshëm.

Malltezi u shpreh për gazetarët se nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me “lepe peqe”. Një tjetër pikë e denoncimit ishte shkelja e afateve ligjore. Ai shpjegoi se ligji antimafia lejon sekuestrimin për një afat maksimal dyvjeçar, por në rastin e tij kanë kaluar 2.5 vite pa një vendim. “Nuk guxojnë gjyqtarët të shprehin atë që duhet të shprehin, që premisat ishin të rreme,” deklaroi ai, duke e cilësuar procesin si “të ndotur politikisht që në krye të herës”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :