Pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo, mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën
Sot në orën 10:00 mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ku do vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
Në seancën e kaluar pati përplasje mes Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi. Prokurori i SPAK arriti të lexonte vetëm 90 faqe nga kërkesa për kalim për gjykim të ish çiftit dhe mbeten edhe rreth 100 faqe të tjera.




