Alba Kepi
Për diplomacinë evropiane, mediat ndërkombëtare e opinonin publik ai është “mbreti Giorgio”, njeriu kyç në stabilzimin e situatës politike të ekonomisë së katërt në Evropë, Italia.
Presidenti i Republikës italiane Giorgio Napolitano do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Zyra e shtypit e kësaj presidence konfirmon se ai do të mbërrijë në Tiranë në pasditen e datës 4 mars, për të nisur një ditë më pas axhendën e takimeve të tij. Presidenti Napolitano do të takohet me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar si me Presidentin z. Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e parlamentit z Ilir Meta. Para Asamblesë Parlamentare presidenti Giorgio Napolitano do të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Tematika e axhendës së tij të punës do t’i kushtojë vëmëndje të veçantë marrëdhënieve të konsideruara të mrekullueshme midis dy vendeve, çështjeve të rëndësishme evropiane e rajonale siç është ecuria e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, marrëdhëniet me vëndet fqinje, strategia e Bashkimit Evropian për maxirajonin Adriatik-Jon, bashkëpunimi në projektet e përbashkëta të NATO-s, aktualiteti ballkanik me një fokus të veçantë Kosovën si dhe një sërë projektesh e iniciativash të përbashkëta në fushën ekonomike e në atë të kulturës. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, presidenti italian do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetitn italian që jetojnë e punojnë në Shqipëri, sipërmarrës e profesionistë të sukseshëm me një numër gjithnjë e në rritje gjatë viteve të fundit.
Me gjithë rrjedhën e rëndësishme të ngjarjeve politike në Itali, me ndryshimin e qeverisë e problematikat kritike lidhur me situatën ekonomike e krizën financiare, Presidenti Napolitano, 86 vjeçari i konsideruar nga mediat e publiku si “Mbreti Giorgio”, për influencën dhe peshën e punës së tij në aktulitetin vendas, ka konfirmuar këtë vizitë pune të parashikuar kohë më parë.
Po kush është “mbreti Giorgio” i Italisë?
Për diplomacinë evropiane, mediat ndërkombëtare e opinonin publik ai është “mbreti Giorgio”, njeriu kyç në stabilzimin e situatës politike të ekonomisë së katër në Evropë, Italia. Prestigjozja e përditshme Neë York Times i ka kushtuar shpesh herë faqe të tëra ish komunistit 86 vjeçar, “mbreti Giorgio” që së fundmi ka orkestruar një nga transfertat më komplekese politike të Italisë së pasluftës, një garanci e stabilitetit politik në kohë kaq të turbulluara për këtë shtet. Performanca e Presidentit Napolitano qe kaq impresionante duke pasur parasysh se presidenca italiane është gjerësisht simbolike, pa asnjë fuqi ekzekutive, por që ai mundi t’i japë një rol duke u kthyer një “poëer broker”.
Giorgio Napolitano pas një eksperience të gjatë politike të nisur qysh më vitin 1942, zgjidhet më maj të 2006 President i Republikës Italiane. Gjatë mandatit të tij të parë interpretoi rolin e një Garanti të Kushtetutës me akte e deklarata që e transformuan në një eksponent politik me një program të vetin e me një interes të caktuar mbrojtës. Nis era e një Presidenti që kërkon të informohet e të çojë deri në fund hetimet e prokurorisë në politikë, masoneri, kriminalitet, korrupsion. Më 2008 në krye të qeverisë italiane vjen Silvio Berluskoni e Giorgio Napolitano firmosën me shpejtësi dekretin mbi një mbrojtje fiskale, imuniteti penal për të gjithë ata që rithejnë në atdhe kapitalet nga jashtë duke paguar një taksë prej 5%.
Më 2011 është viti i lindjes së tij si “Mbreti Giorgio”, i konsideruar nga opionini publik si shpëtimtari i vendit nga Berlusconi. Napolitanos iu deshën muaj për të përgatitur terrenin e trazicionit, ndihmuar fort dhe nga popullariteti politik. “Mbreti Giorgio” si një antiberlusconist i deklaruar mishëroi në ato muaj një Itali ndryshe, një Itali plot virtyte civile. Pas rënies së Berluskonit është rradha e qeverisë së profesor Montit, konsideruar dhe si qeveria e Presidentit Napolitano, me një mbështetje të plotë të operatit të tij teknik. Të paharrueshme mocionet e Presidentit për një reformë elektorale ndaj një ligji që mban peng zgjedhjet e fundit të shkuritt 2013. Menjëherë pas rizgjedhjes në mandatin e dytë si President i Republikës “Mbreti Giorgio” vë në funksion rolin e tij kushtetues për të zgjidhur pas një seri raundesh konsultash politike krijimin e qeverisë së Enrico Lettës, një qeveri politike PD-PDL, rrjedhë natyrale e presidencializmit dhe komentuar nga mediat si “qeveria Napolitano-Europa”.
Nuk ka kaluar as një vit dhe një tjetër provë e vështirë politike në ujërat e turbullta të politikës italiane imponon ndërhyrjen e vendimin e Giorgio Napolitanos. Qeveria Letta bie, kryeministri jep dorëhqjen e “mbreti Giorgio” dekreton qeverinë “Renzi I”. Në një nga daljet publike të orëve të fundit, pyetjes së gazetarëve se “me Renzin do mundet të arrihet dhe kthesa e kaq pritshme për Italinë?”- “mbreti Giorgio” duke frenuar entuaziazmin përgjigjet; “Pyetje e bukur, që në Amerikë e quajnë hypothetical questions, por e vështirë t’ju thuash; Mos ekzagjeroni!”
Mërrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Itali
Marrëdhëniet midis Italisë e Shqipërisë nisin menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, më 1912. Me qeverinë e princ Vidit u krijua përfaqësia e parë diplomatike shqiptare në Romë e kryesuar nga z. Myfid bej Libohova. Lufta e parë Botërore shënoi një ndërprerje të këtyre marrdhënieve, për t’u rivendosur pas Kongresit të Lushnjës me krijimin më vitin 1921 të Ambasadës së parë shqiptare në Romë. Shkak i Luftës së dytë Botërore bën që marrëdhëniet midis Shqipërisë e Italisë prej vitit 1939-1945, të jenë pothuajse të paekzistueshme. Në shkurt të vitit 1947 nënshkruhet në Paris Traktati i Paqes mes Shqipërisë e Italisë, e më vitin 1949 me kërkesë të Italisë arrihet rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes tyre. Vetëm pas viteve ’90 e ndryshimeve politike në Shqipëri këto marrëdhënie morën rëndësinë e tyre të vërtetë, mes dy vendeve përballë Adriatikut, që i bashkon historia, gjeografia e kultura Evropiane.
Italia është partneri i parë ekonomik i Shqipërisë.
Ndërshkëmbimi midis dy vendeve gjatë vitit 2012 ka arritur shifrën e 2 miliardë euro dhe në tremujorin e parë të 2013 është i barabartë me 972 milionë euro, me një rritje prej 5,94 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë dhjetëvjecarit të fundit Drejtoria e Përgjithshme e bashkëpunimit e zhvillimit italian ka destinuar për Shqipërinë ndihma për një vlerë të përgjithshme mbi 300 milionë euro. Ndër projektet më të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve është Ujësjellësi Trans-Adriatiko, TAP, me një rol të dorës së parë në starategjinë energjitike evropiane. Në territorin shqiptar do të kalojë gazësjellësi që do të transportojë gazin azero në Evropë, me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit e më një maksimum deri në 20.
Në territorin italian jetojnë rreth 500 mijë emigrantë shqiptarëe, e përafërsisht 20 mijë prej tyre janë sipërmarrës që kontribuojnë në ekonominë e këtij vendi. Por gjatë viteve të fundit një fenomen i ri vihet re në aktualitetin social-ekonomik të dy vendeve, ai i rritjes së numrit të qytetarëve italianë që emigrojnë drejt Shqipërisë, në kërkim të një punësimi apo të një suksesi ne fushën e sipërmarrjes. Të dhënat e marra nga Dhoma e Tregtisë e nga ISTAT, vërtetojnë së në Shqipëri operojnë rreth 1460 shoqëri ku të paktën një prej ortakëve është nënshtetas italianë. 500 është numri i italianëve rezidentë në tokën shqiptare e 1800 janë kërkesat për lejeqëndrim në pritje të aprovimit.
Të shumta janë dhe bashkëpunimet në fushën e kulturës e të përhapjes së gjuhës italiane, duke marrë në konsideratë rreth 66 300 studentë shqiptarë që studiojnë në Universitetet italaine. Pa harruar gjithashtu dhe rreth 1000 studentë italianë që studiojnë mjekësi në Universitetit “Zoja e Këshillit të mirë” në Shqipëri, falë një binjakëzimi me universitetin Tor Vergata të Romës.
Box gri
Marrëveshje dypalëshe prej vitit 1991 e deri më sot
Marrëveshja për heqjen e vizave për Pasaportat e Shërbimit dhe Diplomatike. (1991)
Marrëveshja për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës (1991)
Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve (1991)
Marrëveshja për Bashkëpunimin Ekonomik Industrial dhe Tregtar (1992)
Marrëveshja për Transportin e Udhëtarëve (1993)
Marrëveshja për Njohjen Reciproke të Patentave (1994)
Marrëveshja për Transportin Detar- Ajror (1994)
Marrëveshja për Shërbimet Rrugore dhe Ajrore (1994)
Marrëveshja për Bashkëpunimin Kulturor (1994)
Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit (1995)
Marrëveshja në fushën e Financave (1995)
Marrëveshja për Bashkëpunimin Ushtarak (1995)
Memorandumi i Bashkëpunimit midis Ministrive të Arsimit (1995)
Protokolli i Mirëkuptimit midis Ministrive të Brendshme (1997)
Marrëveshja për Punësimin Sezonal (1997)
Protokolli i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për vitet 1998-1999 (1997)
Marrëveshja për Programin e Ri të Kooperimit 1998-2000 (1998)
Marrëveshja në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes (1998)
Protokolli i Marrëveshjes për riorganizimin e Forcave të Policisë shqiptare dhe të Bashkëpunimit midis dy vendeve në luftë kundër krimit të organizuar (1998)
Memorandumi i Mirekuptimit midis dy Ministrive te Arsimit. (1998)
Protokolli i Marrëveshjes në fushën e Shëndetsisë (1999)
Marrëveshja per heqjen e Taksimit te Dyfishte (1999).
Marrëveshja midis Arkivave të Shqipërisë dhe Italisë (2000).
Memorandumi i Mirëkuptimit midis dy Ministrive të Drejtësisë (2002)
Memorandumi i Mirëkuptimit për Funksionimin e Seksioneve Shkollore Dygjëhuhëshe Italo – Shqiptare (2002)
Protokolli i Bashkëpunimit për Zhvillim 3-vjeçar 2002-2004 midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane (2002)
Marrëveshja e Bashkëprodhimit në fushën e Kinematografisë (2004)
Marrëveshja në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane për Bashkëpunim ne Fushën e Turizmit ( 2004)
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për programin menaxhimi i mbetjeve të Tiranë, Nënshkruar në Tiranë, datë 26.03.2004
Marrëveshja ndermjet Konferences se rektoreve te Universiteteve Italine dhe Konferences se Rektoreve te Universiteteve shqiptare, nenshkruar me 4 dhjetor 2004
Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes (2004)
Më 22 dhjetor 2008 dhoma e Senatit italian aprovon projektligjin për ratifikimin dhe zbatimin e Protokollit të pranimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë.
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e përfaqësimit diplomatik dhe mbrojtjes konsullore ndërmjet ministrisë së punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës italiane, 10 janar 2011;
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane, që funksionojnë në disa shkolla të mesme të vendit, si në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër, 14 janar 2011;
Marrëveshje për pjesëmarrjen në Fondin Shqiptar të Garancisë në kuadër të Programit të Zhvillimit të Sipëmarrjeve të Mesme dhe të Vogla, mbështetur nga Kooperacioni italian për Zhvillim, 26 prill 2011;
Konventa Ndërkombëtare e Hagës për Heqjen e Legalizimit të Dokumentave të Huaja, 26 maj 2011;
Nënshkruhet marrëveshja që mundëson përdorimin nga ana e Shqipërisë së një pjese të borxhit (deri në 20 milionë euro) që i ka Italisë për realizimin e projekteve për zhvillim në fushat e arsimit, shëndetit dhe të gjenerimit të punësimit, Tiranë, 24 gusht 2011;




