Jurges Veizaj
“Redsat” kanë arritur të dalin nga fusha vetëm me një barazim, pas një goli në minutat e fundit nga Evertoni
“Djajtë” e Van Galit kanë arritur të marrin gjithçka ndaj Uest Hemit, duke fituar, edhe pse me një lojtar më pak në fushë
Premier Liga vazhdon të mahnisë me ndeshjet e saj. Kësaj radhe java ishte mjaft e nxehtë dhe kjo për faktin se ndeshjet ishin të një karakteri të veçantë. Në Liverpul luhej një derbi historik midis “redsave” dhe Evertonit, kurse në krahun tjetër Mançesteri ishte përballë sprovës së radhës. Në Londër luhej derbi midis “topçinjve” dhe Totenhemit, kurse Çelsi sfidonte Aston Vilës. Ka mjaftuar goli i Jagielgas në minutat që i bëri të mundur Evertonit të nxjerrë një barazim 1-1 ndaj Liverpulit në derbin e zhvilluar në “Anfield”. Redsat bënë një paraqitje më të mirë në takim, duke krijuar disa raste shënimi që në pjesën e parë, por që ishin të pafat dhe fraksioni përfundoi pa ndonjë gol të shënuar. Ishte Stiven Xherard ai që theu heshtjen në “Anfield” duke kaluar vendasit në epërsi me një goditje të bukur në minutën e 65-të të takimit. Por, kur u mendua se redsat do t’u kthehen fitoreve, ndodhi zhgënjimi. Ishte Phil Jagielga që prishi festën e tifozëve të Liverpulit me një gol të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes. Barazimi është edhe një rezultat zhgënjyes për redsat, pas disfatës nga Uest Hem Junajtid javën e kaluar. Liverpuli qëndron në vendin e 10-të me shtatë pikë nga gjashtë takime. Ndërsa për Mançester fundjava ka qeshur kjo pasi djajtë kanë mposhtur Uest Hem Junajtid me rezultat 2-1. Uejn Runi ishte protagonisti i sfidës, pasi sulmuesi anglez shënoi një gol, por ai nuk arriti ta përfundojë ndeshjes, pasi u përjashtua me karton të kuq pas një ore lojë. Runi shënoi pas vetëm pesë minutash lojë duke të hershëm duke kaluar “djajtë e kuq” në avantazh. Vendasit dyfishuan epërsinë me anë të golit të 50-të për Junajtidin të Robin van Persit, i cili shënoi pas një asistimi të Radamel Falkao në të 22-ën. Por tetë minuta para fundit të pjesës së parë Uest Hem arriti ta ngushtojë disavantazhin, duke shënuar përmes Diafra Sako në të 37-ën. Djajtë e kuq pësuan një goditje kur në minutën e 59-të Uejn Runi u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje ndaj Stjuart Dauning. Fitorja e Junajtid vjen pas disfatës turpëruese 5-3 nga Leicester Siti dhe e ngre skuadrën e Luis van Gal në pozitën e shtatë me tetë pikë nga gjashtë ndeshje. Edhe te Çelsi gjithçka ka shkuar mirë pasi Diego Kosta u është rikthyer golave, dhe kanë arritur të marrin një fitore ndaj Aston Vilës në rezultatin 3-0 në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në “Stamford Bridge”. Ishte Oskar që kaloi “blutë” në epërsi duke shënuar pas vetëm shtatë minutash lojë që mbylli pjesën e parë. Diego Kosta shënoi edhe golin e shtatë në Ligën Premier për të dyfishuar epërsinë e vendasve pas gati një ore lojë. Rezultati u vulos nga Uilian që shënoi me 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes 79-të. Fitorja e mban Çelsin në krye të tabelës së Premier Ligës me 16 pikë, tre më shumë se Sauthempton që pozicionohet i dyti pasi shënoi fitore 2-1 ndaj QPR-së. Ndërsa në Londër gjithçka është ndarë me paqe, pasi të dyja skuadrat janë larguar me një pikë nga sfida. Një ndeshje e cila u karakterizua nga një lojë shumë e fortë edhe e rëndë me ndërhyrje. Fraksioni i parë pati disa raste, por të dyja skuadrat u mbrojtën mjaft mirë dhe shkuan drejt dhomave të zhveshjes me porta të paprekura. Pjesa e dytë do të ishte edhe më e nxehtë. Kjo pasi vetëm një minutë pasi kishte filluar sfida, ishte Çadli ai që kaloi Totenhem në avantazh. Pas kësaj edhe djemtë e Vengerit u angazhuan që të barazojnë shifrat dhe kjo i kushtoi pak Totenhem që u penalizuar me shumë karton të verdhë. Në minutën e 62-të do të ishte Sançez ai që do të barazonte shifrat dhe do të qetësonte topçinjtë që mund të gëzoheshin me faktin që dola me pikë. Pas kësaj Arsenali gjendet në kuotën e 10 pikëve ndërsa Totenhem në vendin e tetë në kuotën e tetë pikëve.
Ranokia i premton besnikëri Interit
Qendrori zikaltër Andrea Ranokia brenda një kohe të shkurtër do të rinovojë kontratën me Interin. Ndryshe nga herët e tjera, ku në konferencën për shtyp të çdo pragndeshjeje është shfaqur Valter Maxarri, këtë radhë komunikimin me mediat e ka marrë përsipër mbrojtësi Andrea Ranokia, i cili brenda një kohe të shkurtër do të rinovojë kontratën me Interin. “Nuk luftojmë për vendin e tretë në Serinë A, por luftojmë për fitoren ndaj Kaljarit, në Kupën e Italisë dhe ndaj Fiorentinës. Luftojmë për t’i fituar të gjitha ndeshjet dhe në fund mund të bëjmë llogaritë. Për sa i përket rinovimit, do të firmosja përjetë me Interin. Mund të them se kemi rënë dakord prej kohësh, mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje për të drejtën e imazhit”, – ka thënë qendrori italian.
Barcelona shpërthen ndaj Granadës
Barcelona është rikthyer nga barazimi pa gola ndaj Malagës, duke shtypur Granadan në Katalonjë me rezultat 6-0. Blaugranët duket se mësuan nga gabimi ndaj Malagës dhe bënë një paraqitje shumë më ndryshe në takimin e sotëm, me Nejmarin që shënoi “hat-trick” dhe Lionel Mesin që shënoi dy gola. Braziliani hapi serinë e golave në minutën e 26-të. Ivan Rakitiç dyfishoi epërsinë për vendasit në minutën e 43-të, para se Nejmari të shënonte edhe golin e dytë para pushimit mes të pjesëve. Lionel Mesi rigjeti rrjetën, duke shënuar golin e katërt për Barçën pas 62 minutash, me Nejmarin që pas katër minutash të tjera mbylli tregolëshin e tij. Argjentinasi edhe një herë gjeti rrjetin me teta minuta pa u mbyllur ndeshja, për të shënuar fitoren e thellë të Barçës. Fitorja e kthen Barçën në krye të tabelës, me tri pikë më shumë se Valencia, e cila nesër udhëton te Real Sociedad.





