Aleanca Kuq e Zi ka publikuar sot foto që tregojnë se në shenjtërimin e katedrales ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë ka qenë i pranishëm edhe një prej përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh, i cili nuk ka kursyer edhe qëndrimet antishqiptare. Në foto duket qartë se Gejxh ndodhet në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës.
News 24 zbuloi se hyrja e Gejxh në Shqipëri nuk është regjistruar në sistemin TIMS, në 2014. Në sistemin TIMS rezulton se Gejxh hyri për herë të fundit në Shqipëri në 19 janar 2005.




