Ish- kryeministri Sali Berisha i thotë “hapur” në real story. Ai tregon bisedat e tij me Bashën brenda mureve të zyrës.
Sali Berisha: Rikthimi im është shpallur më datë 19-20 maj. Kam thënë që kam një betejë të gjerë përpara. Lulzim Basha ka shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëllimeve të gabuara të PD-së. Nuk kam asnjë fakt, por burimet kanë qenë zyrtare të huaja dhe jo shqiptare. Unë dëgjoj, por asnjëherë nuk thërras njeri në zyrën time e t’i them që ti e ke bërë këtë. Pasi më tha njëherë, më tha thotë se ne i kemi çuar fjalë Berishës, e ka ditur Berisha. Asnjëherë. Ma tha njëherë dhe i thashë, meqë po ma thua dhe njëherë, po ta them dhe unë ty. Më kanë thënë dy burime të huaja dhe serioze fare që po punohet për këtë gjë një nga njerëzit që po punon me këtë gjë është vetë Basha. Tani i thashë mund t’i besoj unë ata, që ti punon kundër meje?




