Gjate emisionit Open në Top Channel ku është e ftuar ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka plasur nje debat i fortë mes saj dhe Neritan Sejaminit.
Pjesë nga debati:
Sejamini: Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë shqiptarëve.
Denaj: Ti po e thua sikur i morëm vetëm një muaj. Borxhi është marrë për të gjithë vitin.
Sejamini: E dinë këtë shqiptarët. Keni marrë 1.1 miliard borxh në emër të shqiptarëve për të gjithë vitin dhe keni dhënë vetëm 100 mijë euro qytetarëve.
Denaj: Nuk kanë shkuar në shtëpinë e askujt. Borxhi do të shërbejë për rimëkëmbje.
Sejamini: Çfarë rimkëmbjeje. Është prekur turizmi, tansporti.
Denaj: Më vjen keq që keqinformoni. Unë paketat i kam dhënë, ja ku i ke.




