Petrit Vasili: Gjykata Kushtetuese kjo shembelltyre rilindase neveritese!
Nga Petrit Vasili
Statusi plote
Gjykata Kushtetuese po zhytet ne llumin e saj pa u ndalur dhe sot dha vendimin kunder Ilir Metes.
Pacipesia, amoraliteti dhe antiligji jane tre dimensionet e ekzistences se saj.
Çeshtja Meta qe nga arrestimi kanibalesk dhe deri procesi i turpshem pa asnje prove, fakt e dokument kunder tij eshte tashme nje veprim banditesk antiligjor, qe ka lene goje hapur kedo qe e ka pare dhe degjuar brenda dhe jadhte vendit me perjashtim te Gjykates se degraduar Kushtetuese.
Sot Kushtetuesja kishte nje mundesi ne radhe te pare veten per te pastruar pak nga fytyra e saj e ndotur, por e humbi edhe kete.
Kushtetuesja po ecen pa u ndalur ne rrugen e vetposhterimit dhe vetperdhosjes, per te mbetur ne memorjen e shqiptareve si Gjykata Kushtetuese me mizerabel qe Shqiperia ka pare ndonjehere.
Rruge te mbare per ne landfill Gjykata Kushtetuese.




