Sonja Caka
Hetimi, parakalimi i gabuar, maunja përplas me forcë furgonin e pasagjerëve dhe një autoveturë BMV, duke shkaktuar bilanc tragjik viktimash dhe të plagosurish
Përgjaket me një bilanc tragjik fillimi i javës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë. Një maune ka marrë para dhe ka përplasur një furgon pasagjerësh, i cili më pas është përplasur me një tjetër automjet, duke shkaktuar katër të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Viktima të këtij aksidenti tragjik kanë mbetur katër pasagjerë që po udhëtonin me furgonin me targa LB 001 A, ndërsa i plagosur rëndëështë drejtuesi i tij Eduart Haskurti. Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip furgon është përplasur nga një maune me targa KO1025A, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një automjet rip BMV me targa AA 971 EA. Mësohet se nga ky aksident ka pasur edhe të plagosur të tjerë. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak, është parakalimi i gabuar i furgonit me pasagjerë si dhe lagështia në rrugë. Ndërkohë, është shoqëruar për në komisariatin e Elbasanit drejtuesi i maunes, për të dhënë shpjegime rreth aksidentit ku u përfshinë 3 automjete. Vetëm në orët e mbrëmjes është mundësuar identifikimi i 4 prej viktimave. Policia njoftoi se 2 prej të vdekurve nga përplasja fatale janë Fetah Cela 50 vjeç dhe Ryfete Cela, 48-vjeçe. Fetah Cela jetonte në Kras te Elbasanit ndërsa Cela në Kamëz. Ndersa dy viktimat e tjera jane Nasibe Shehi 69 vjeç dhe Salushe Kullasi 49 vjeç, nënë e bijë.
Ngjarja
Aksidenti i rëndëështë shënuar në orët e pasdites në vendin e quajtur Xibrakë, të Elbasanit. Furgoni është përplasur teksa ka tentuar të parakalojë një maune me targa të Korçës, dhe më pas me një tjetër automjet me ngjyrë gri. Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale. Katër kanë qenë viktimat e para, dy burra dhe dy gra, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që një orë pas përplasjes të nxirrnin nga furgoni trupat e pajetë dhe ata të plagosur, për shkak se goditja e maunes ka qenë në anën e djathtë të furgonit, pra nga ana e pasagjerit. Trupat e pajetë janë transportuar për në morgun e qytetit, ndërsa të plagosurit për në spital;in e Elbasanit, ku mësohet se të paktën dy prej tyre janë në gjendje tërëndë. Një prej të plagosurve rëndëështë edhe shoferi i furgonit të pasagjerëve, i identifikuar si Eduart Haskurti,ndërsa të plagosurit e tjerë u përkasin si furgonit, ashtu dhe automjetit veturë me ngjyrë gri. Sipas burimeve nga spitali i Elbasanit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, shoferi i furgonit Haskurti është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë më të specializuar. Grupi i ekspertëve ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë, ndërsa familjarë të shumtë ja kanë behur në ambjentet e spitalit, me shpresën se njerëzit e tyre nuk kanë mbetur viktima të kësaj përplasjeje fatale. Janë pikërisht këta persona ku shpreson policia për identifikimin e katër viktimave.
Hetimi
Parakalimi i gabuar, shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë janë tri momentet ku po hetohet për aksidentin e Xibrakës në Elbasan. Grupi i ekspertëve ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, dinamikën e trajektores së përshkruar nga tri automjet, në mënyrë të veçantë 2 prej tyre, maunes dhe furgonit të pasagjerëve. Përmes tyre, ekspertët do të nxjerrin shkakun e aksidentit. Paraprakisht, për shkak të pasojës së përplasjes, pra goditjes në anën e djathtë të furgonit të pasagjerëve, dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i drejtuesit të furgonit. Ndërkohë, policia është duke mbledhur edhe dëshmi, si ajo e drejtuesit të maunes, drejtuesit të autoveturës, pasagjerëve të plagosur, ndërsa marrja në pyetje e drejtuesit të furgonit është e pamundur pasi ka mbetur i plagosur rëndë. Si rezultat i aksidentit, në segmentin nacional Elbasan – Librazhd, ka mbetur për disa orë i bllokuar deri në heqjen e automjeteve nga vendi i ngjarjes.
Shkaqet e dyshuara
* Parakalimi i gabuar
* Shpejtësia tej normave të lejuara
* Lagështia e rrugës për shkak të reshjeve
Vendimi
Frikë nga penaliteti në punë, falsifikon firmat e blerësve dhe dënohet
Gjykata e Tiranës ka dënuar me tetë muaj burg një 33-vjeçar, i cili punonte për një subjekt tregtar. Masa e dënimit me burg është pezulluar duke i kërkuar Shërbimit të Probës ta monitorojë për një periudhë prej 2 vjetësh. Akuza që rëndon ndaj të riut është falsifikimi i nënshkrimeve, konkretisht duke nënshkruar për disa blerës të cilët asqë gjendeshin në Shqipëri në momentin kur deklaroheshin shitje-blerjet dhe nënshkruheshin faturat tatimore. Ankesat e blerëesit për disa gjoba tatimore dhe denoncimi në polici zbardhën të vërtetën, ndërsa vetë i pandehuri Blendi Nexhipi ka shfaqur pendesë të thellë për veprimet e kryera. Madje, para gjykatës është justifikuar se është detyruar të nënshkrujë në emër të blerësve, pasi nëse nuk kishte shumë kontrata shitjeje, jo vetëm që nuk merrte pagën, por penalizohej nga subjekti që e kishte punësuar. Sipas vendimit të gjykatës rezulton se Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, me shkresen Nr. 2203 prot., date 24.09.2012, ka depozituar kallëzim penal në ngarkim të subjektit tregtar “Interbrands”, me përfaqësues ligjor shtetasin Plarent Kristo. Objekt hetimi kanë qenë disa fatura tatimore që subjekti tregtar “Interbrands” ka lëshuar për subjektin tregtar që përfaqesohet nga Osmen Çela. Shtetasi Osmen Çela ka paraqitur ankesë pranë Drejtorisë së Tatimeve për faktin se gjatë vitit 2011 nga ana e “Interbrands” ishin lëshuar fatura tatimore për biznesin e tij, ku si rezultat i tyre biznesi i tij ishte klasifikuar automatikisht si biznes i madh nga administrata tatimore, pasi kishte kaluar xhiron totale mbi 8 milionë lekë. Në deklarimet e tij, shtetasi Çela ka shpjeguar se faturat e lëshuara nga “Interbrands” kane qenë fiktive dhe nuk janë nënshkruar nga ai apo nga familjarët e tij. Për të vërtetuar këtë fakt, Osmen Çela ka paraqitur disa fatura të lëshuara në kohën që ai dhe bashkëshortja e tij kane qenë jashtë shtetit, ndërkohe që sipas faturave tatimore rezulton që dyqani i tyre është furnizuar nga “Interbrands”. Nga deklarimet e administratorit të “Interbrands”, shtetasit Plarent Kristo, rezulton që shitjet e kompanisë bëhen nga agjentët e punësuar të cilët janë të ndarë sipas zonave. Për furnizimet e bëra në rastin e subjektit Osmen Çela, agjenti që mbulon këtë zonë ka qenë shtetasi Bledi Nexhipi. Në këto kushte organi i prokurorisë ka filluar çështjen penale. Pasi janë krahasur faturat e firmosura nga Osmen Çela para kohës për të cilën është bërë dneoncimi dhe ato për të cilat dyshohej se ishin falsifikuar. Rezultoi se ishin të falsifikuara dhe të nënshkruara nga agjenti Blendi Nexhipi. I pyetur gjate hetimeve paraprake i pandehuri Bledi Nexhipi ka pranuar faktin se ka nenshkruar ne emer dhe per llogari te shtetasit Osmen Çela. Keto veprime i kishte bere per te plotesuar planin mujor te vendosur nga shoqeria ku ai punonte, pasi sipas tij, nese nuk e plotesonin planin mujor kishin penalitete. Edhe në seancë gjyqesore, i pandehuri e pranoi plotesisht akuzën dhe fajesinë, si dhe tregoi pendim të thellë për veprën e kryer prej tij. Ai dha të njëjtat deklarime qëkishte dhënë edhe gjatë hetimeve paraprake, pra se kishte nënshkruar në emer të shtetasit Osmen Çela për të plotësuar planin mujor, pasi punonjësit që nuk plotësonin planin mujor kishin penalitete.




