Pensionet/ Si derdhen kontributet për vitet e humbura

Sa paguhet për të gjitha vitet?

Pagesat, kur mund të përfitohet pension më i lartë

 

pensionistet Çdokush që dëshrion të përfitojë një pension të plotë apo të pjesshëm mund të paguajë të gjitha vitet e kontributeve. Kjo bëhet falë skemës së rë që po aplikon Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe u lejon të gjithë shtetasve të paguajnë për vitet e humbura. Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për periudhat e kaluara? Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojne ato nëpërmjet sigurimit vullnetar. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë shtetësinë. Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara? Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet meVKM, për degën e pensioneve).

Pagesa

Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 4 110 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës minimale mujore: 19 026 x 21.6%. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara:

– Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;

– Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

 

Sigurimi vullnetar

Të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit mund të derdhin contribute dhe për të përfituar një pension më të lartë. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent. Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura:

Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 19 026 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 4 110 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore 19 026 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 4 110 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 19 026 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, dmth sigurim me kuotë fikse 4 110 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura:

– Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

– Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të

paguara.

 

 

Toponimet, Greqia lejon lëvizjen deri në 5 maj

Greqia do të lejojë përkohësisht qarkullimin e emigrantëve me probleme me toponimet. Lajmi bëhet publik prej kësaj Ministris së Rendit nëpërmjet një qarkoreje, që u është dërguar pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë. Në qarkore thuhet se lëvizja do të lejohet nga data 13 Prill deri më 5 Maj. Gjatë kësaj kohe do të lejohet lëvizja e emigrantëve me probleme me toponimet. Policia është urdhëruar të lejojë lëvizjen, por në pasaportat e kësaj kategorie emigrantësh nuk do të vendoset vulë hyrëse ose dalëse nga Greqia. Ministria greke njofton se po vazhdon gjetja e një zgjidhjeje midis qeverive të të dy vendeve. Ndërkohë, shoqatat e emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në Greqi, kanë paralajmëruar një protestë të martën pasdite, jashtë Parlamentit grek, ku do të kërkohet zgjidhja përfundimtare e këtij problemi.

 

Adoleshentët, pasojat e vuajtjes nga pagjumësia

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë një risk më të lartë të vuajnë një sulm se sa ata që kanë një gjumë të rëndë. Sipas shkencëtarëve, lidhja mes pagjumësisë dhe sulmeve, ishte veçanërisht e lidhur te adoleshetët të cilët ishin deri tetë herë më të riskuar të kishin një sulm nëse vuanin pagjmësinë. Hulumtimi vjen mes frikës në rritje se goditjet janë duke u bërë më të zakonshme në mesin e të rinjve. 18-30 vjeçarët kishin tetë herë më shumë gjasa që të ketë një goditje në qoftë se ata kishin qenë të diagnostikuar me pagjumësi. Një goditje, nganjëherë referuar si një aksident cerebrovascular (CVA), ose në gjuhën e folur sulm i trurit është humbja e funksionit të trurit për shkak të një shqetësimi në furnizimin me gjak të trurit.

 

Share it :