PENSIONET SHKOJNË NË PORT”/ Noka: SPAK, standard të dyfishta mes Berishës dhe Beqajt

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Rithemelimit nga Puka akuzuan qeverinë për atë që ata e quajtën projekti korruptiv i Portit të Durrësit. Gazment Bardhi tha se qeveria mori lekët nga fondi i pensioneve dhe I çoj në ndërtimin e një porti që tanimë ekziston

Nga Puka nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit Gazment Bardhi e sulmoi përsëri  projektin e portit të Durrësit.Bardhi tha se votimi i së enjtes në parlament dëshmon se qeveria po i çon lekët e pensioneve në një projekt korruptiv.Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuar, për t’u përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë.

Jo sepse PD duhet të jetë në pushtet, por se është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë.

Në vend të rrisnin pensionet, paratë i çuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin e ri. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.

Në fjalën e tij Flamur Noka përmendi sipas tij standardin e dyfishtë të SPAK mes Sali Berishës dhe Ilir Beqajt.

“Sot për demokratët dhe shqiptarët është një ditë e shënuar. 22 marsi është dita e fitores së demokracisë në Shqipëri.

22 marsi është dita e përmbysjes së regjimeve, është dita e përmbysjes së diktaturave, ndaj ne zgjodhëm pikërisht 22 marsin për të ardhur në Pukë. Ju ishit të parët që ngritët tiparin e bashkimit të demokratëve.

Sot e kemi mision përballjen me këtë të keqe. Misioni është ta ndalim Edi Ramën. Dhe ne do e ndalim. Ne do i vëmë fre Edi Ramës, do i vëmë fre shpopullimit.

Ne do bëjmë gjithçka që Shqipërinë ta kthejmë në normalitet. Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë një vend i begatë, që shqiptarët të rikthehen në vendin e tyre.

Të kthehet shpresa te Shqipëria dhe shqiptarët dhe së bashku të udhëtojmë atje ku e kemi vendin, drejt Evropës, si dinjitozë dhe jo si refugjatë”, deklaroi Noka.

Gjatë fjalës së tyre drejtuesit e partisë demokratike të rithemelimit thanë se ky është një vit i vështirë por që misioni final sipas tyre është rrëzimi i qeverisë socialiste!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :