Përfitojnë edhe ata individë që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës
Çdokush që kontribuon për shtetin shqiptar përfiton një pension të posaçëm. Ky pension nuk mund të jepet për të gjithë, por vetëm për ata individë që kanë kontribuar apo janë dalluar në fusha si kultura, ekonomia, shkenca, gazetaria etj. Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë ata persona që, kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë brënda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta. Po kështu e përfitojnë edhe ata individë që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës. Përfitues të pesionin të posaçëm shtetëror janë dhe personat që kanë vuajtur nga persekutimi politik nën rregjimin komunist.
Masa e përfitimit
Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore. Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës. Shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror mund të jetë deri në kufirin maksimal, me kusht që shuma e pensionit që i takon nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Pensioni për merita të veçanta është pensioni i caktuar sipas nenit 33, të Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe vazhdon të paguhet nga organet e sigurimeve shoqërore, deri sa përfituesi vdes. Sot pensioni për merita të veçanta nuk llogaritet. Ky lloj përfitimi po vjen drejt mbylljes së tij.
Dokumentat
Kërkesa, propozimi për përfitimin ose shtesën e pensionit të posaçëm shtetëror bëhet nga:
– Personi i interesuar, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit
– Organizatat ose shoqatat, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit
– Titullarët e Ministrive, ku punon përfituesi përkatës
– Kryeministri
– Kryetari i Kuvendit
– Presidenti i Republikës
b) Kërkesa duhet të përmbajë gjeneralitetet, emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen etj dhe duhet të jetë e shoqëruar me dokumentat, si vijojnë:
– Fotokopjen e letërnjoftimit elektronik ose çertifikatën e gjendjes civile
– Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore nëse merr pension dhe masën e pensionit
– Vërtetim të KMCAP-it për personat e paaftë për punë
– Kopjet e noterizuara të dokumentave që vërtetojnë meritat e veçanta si titujt, medaljet, urdhërat etj
– Kopjen e noterizuar të Statusit të të përndjekurit politik
Kush ka fituar një zanat, por s’ka dokumente: Ja si do t’ju njihet, gati forma e aplikimit
Kush ka një zanat, aftësi në një fushë por nuk ka mundur të ketë asnjë dokument do të mund të integrohen me dokumente, do t’i çërtifikojnë. Ministria e Mirëqënies Sociale po nis këtë proces sidomos për t’ju ardhur në ndihmë emigrantëve të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe tani rikthehen. Bëhet e ditur se profesionaet e para për të cilat do të krijohet mundësia e çertifikimit është rrobaqepësi dhe dizanjër tekstil. Së shpejti pritet të shtrihet ky proces edhe për zanate të tjera. Kjo skemë është bërë për shkak se punëmarrësit nuk arrijnë të punësojnë profesionistë që nuk kanë një dokument. Kjo ka çuar në vështirësitë e punësimit të mjaft njerëzve, sidomos referuar atyre që kthehen nga emigrimi. Ndërkohë sqarohet se nuk bëhet fjalë vetëm për cerfitikimin por do ngrihet një sistem i nisur që prej institucioneve, duke u riparë lista e profesionave në raport me zhvillimet e industrisë apo bizneseve këtu. Niveli i industrisë dhe nevoja e biznesit për kualifikime do të jenë pikra referuese për lehtësimin e njerëzve që kanë profesione, aftësi apo njohur në fusha të caktuara. Ministria merr përsipër të hartojë kompetencat për çdo nivel kualifikimi si dhe të përcaktojë instrumentet e vlerësimit. Ndërsa një tjetër etapë do të jetë përcaktimi i institucionit ku do të zhvillohet vlerësimi i aftësive që ndoshta do t’i takojë një qendre të formimit profesional apo qendër e trajnimit të personalit që do të bëjnë certifikimin. Në korrik të këtij viti pritet të lëshohen certifikatat e para, për dy fushat e industrisë së sipërpërmendura. Por më parë këta “profesionistë” do të regjistrohen në vendin që do caktohet për testimin e aftësive, ndërsa pritet të shpallen procedurat dhe afatet.




