PD mohoi se i njihte personat që sulmuan protestuesit nga brenda selisë, avokati: I ofruan suport në Gjykatë nga deputeti Bardhi

Protesta e 8 janarit u shoqërua me përplasje në selinë e PD-së. Mbështetësit e Berishës u përpoqën të hunin në seli, ndërsa mbështetësit e Bashës e kishin blinduar me dyer hekuri për mos lejuar asnjë mbështetës të zotit Berisha të futej në godinë. Gjatë protestës u arrestuan 34 persona.

Avokati Ledio Nuraj i ftuar në studion e Ora News me gazetarin Arnold Kariqi u shpreh se protesta erdhi në si nevojë në zbatim të vendimeve të Kuvendit të mbajtur më 11 dhjetor 2021 në stadiumin “Air Albania.”

Nuraj: Protesta ishte e ligjshme dhe legjitime sepse ishte protestë e njoftuar nga Grupi i Rithemelimit. Arrestimet janë bërë me urdhër nga lart. Atë natë të gjithë që janë shoqëruar, janë shoqëruar dhe arrestuar jo brenda protestës që po ndodhet. Disa persona janë marrë nga shtëpitë.

Avokati Nuraj tha se çdo gjë është bërë në mungesë të provave dhe kjo u evidentua gjatë seancës gjyqësore. Vetë Gjykata, sipas tij, e vërtetoi se ndalimet ishin të paligjshme.

Më tej zoti Nuraj tha se në datën 8 janë arrestuar një grup protestuesish që kanë qenë anëtarë të PD-së të cilët kanë qenë jo në protestë dhe disa persona të cilët kanë bërë veprime veçmas nga personat që kanë përfaqësuar. Edhe gjykimi tha ai është bërë veçmas.

Nuraj: Në grupin e parë është bërë gjykimi për protestuesit dhe grupi i dytë janë persona që pretendohen se kanë qenë brenda PD-së.

Nga selia e PD-së, kanë dalë persona të cilët kanë goditur protestuesit me shkopinj bejsbolli, por zoti Bardhi është shprehur se nuk i njohin këta persona. Sipas avokatit, nuk mund të pretendojnë që nuk i njohin ata persona.

Nuraj: Këta i njohin dhe janë në dijeni të plotë të gjithë personave që kanë qenë brenda. Më bën të besoj në këtë, për arsye se ditën e gjykimit, persona që janë gjykuar si persona që kanë qenë brenda PD dhe kanë sulmuar protestuesit, në mbrojtje të tyre kanë ardhur avokatë të vendosur nga PD, nga deputeti Basha dhe deputeti Bardhi. Atë ditë, në mbështetje dhe për të asistuar në gjykimin e tyre, që këta thonë “nuk i dimë”, “nuk i njohim” ka qenë vetë deputeti Bardhi.

Zoti Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera derisa të ekzekutohet vendimi i marrë në datën 11 dhjetor ku Kuvendi vendosi me 4446 vota për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. /Ora News

Share it :