Pas Deçanit, Basha “Qytetar Nderi” i Mitrovicës

basha mitrovicePak ditë pasi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpall “Qytetar Nderi” i Deçanit, edhe Mitrovica nderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës me të njëjtin titull. Siç njoftua mediat në Kosovë, me vendim unanim, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur që kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha të shpallet “Qytetar Nderi” i Mitrovicës.

Anëtarët e Kuvendit Komunal nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, kanë folur për rolin dhe kontributin që Lulzim Basha ka dhënë për shqiptarët e Kosovës që nga periudha e Luftës së UÇK-së, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e stafit të Misionit të Administrimit të OKB-së në Kosovë, përfshirë edhe kontributin që ka dhënë qyteti i Tiranës në rindërtimin dhe kthimin në pjesën matanë Ibrit, duke akorduar 100 mijë dollarë për aksionin “Ndihmo edhe Ti”.

Ndërkohë, në një ceremoni të veçantë, që përkonte edhe me një datë të shënuar në historinë e Kosovës, 16-vjetori i epopesë së Ushtrisë Çlirimtare në Dukagjin, komuna e Deçanit i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” Bashës për kontributin e dhënë në procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

Më herët Komuna e Deçanit vlerësoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me titullin “Qytetar Nderi”. Në 15-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, theksoi kontributin dhe mbështetjen e zotit Basha në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare. Aktualisht, Kosova dhe Deçani përkujtojnë edhe 16-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Nga ana e tij, kryebashkiaku Basha shprehu mirënjohjen për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Deçanit dhe njëkohësisht, ai komentoi edhe krahasimet e rastit të Kosovës me Krimenë, duke thënë se mes tyre nuk ka asngjë të ngjashme dhe nuk mund të hiqen paraleje.

 

Nishani: Mazhoranca sulm Presidentit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaron se mazhoranca ka nisur një sulm të faktuar ndaj tij që pas dekretimit të qeverisë së re. Në një intervistë për emisionin “Top Story” në TCH të gazetarit Sokol Balla, kreu i shtetit pohoi se rrëzimi i dekreteve për Gjykatën e Lartë, sulmet e minsitrit të Brendshëm dhe asaj të Mbrojtje vërtetojnë qartë politikwn konfliktuale tw njwanshme tw mazhorancws.

Pra, ju thoni se ka një sulm ndaj presidentit?

Kjo është evidente me fakte. Zanafilla daton që nga dekretimi i qeverisë së re. Unë besoj se kam mbajtur një sjellje dinjitoze dhe korrekte lidhur me këtë çështje, duke shmangur proçedurat burokratike të dekretimit. Duke pasur parasysh periudhën që nga rezultati i ditës së zgjedhjeve e deri tek dekretimi i qeverisë, kam vepruar siaps Kushtetutës. Duke gjykuar të gjitha rrethanat në serioze, ofrova gjithë kontributin tim që shqiptarët të kishin menjëherë një qeveri, sepse ata për këtë kishin votuar, për të zgjidhur çështjet emergjente. Por gjesti i parë i qeverisë ishte heqja e fotos së presidentit nga zyrat e shtetit, a thua se kjo ishte emergjenca e qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi keni pasur një takim me kryeministrin. A e pyetët përse e mori një vendim të tillë?

Jo, sepse unë nuk e konsideroj çështje personale. Çështja e fotos është institucionale dhe shtetërore. Presidenti është kryetar shtetit dhe protokolli që përcakton figurën e përfaqësimit njeh kryetarin e shtetit. Kjo çështje lidhet me prezantimin dhe përfaqësimin e shtetit shqiptar. Kemi një sulm politik ndaj presidentit. E nisa me çështjen e fotos, ndërkohë që ka pasur deklarata politike të deputetëve jo pa eksperiencë të PS, në Parlament dhe jashtë tij, kundër dinjitetit dhe figurës së presidentit. Për shembull, dekretet për Gjykatën e Lartë rrëzohen dhe nga mazhoranca argumentohet se: s’kemi asnjë ankesë ndaj kandidaturave, të cilat plotësojnë kriteret, por presidenti nuk është konsultuar me ne. Duhet të citojmë drejtë vendimet e gjykatës. Kushtetuesja thotë se presidenti duhet të konsultohet me grupet parlamentare për kriteret shtesë. Pra, rrëzimi i tyre është një mesazh i qartë politik kundër presidentit. Në rastin tjetër, ministri i Brendshëm kërkon takim me presidentin, bëhet takimi dhe papritur ai organizon një konferencë shtypi pranë Presidencës duke akuzuar presidentin. Po ashtu bën edhe ministrja e Mbrojtjes, që sulmon pa argument presidentin.

Pse ju mendoni se ishte ministria e Mbrojtjes që shkeli kompetencat dhe jo ju që bllokuat rastin e Gërvenit?

Sepse bëhej fjalë për një ushtarak me gradë gjeneral, që ka kryer detyra të rëndësishme në Forcat e Armatosura. Nuk mund të shkosh direkt në masa ekstreme. Edhe një gjeneral tjetër u propozua të shkarkohej sepse supozohet se është përfshirë në afera korrupsioni dhe abuzim të detyrës. Janë organet e drejtësisë që e vendosin, s’mund të merren masa ekstreme. Prokuroria nuk ka gjetur as provat minimale për këtë rast. Ç’përgjigje mund t’i jepja unë këtij gjenerali? Në këtë kontekst unë vazhdoj të qëndroj me bindjen e thellë se sjellja e institucioneve është garanci.

Share it :