Pas 5 muajsh të mbyllur/ Hapen konkurset në administratë, ja vendet e para të lira

konkursetHapen konkurset për vendet vakante në administratën publike. Ministrja e Inovacionit Milena Harito bëri publike dje hapjen e konkurseve përmes një njoftimi online, në të cilin paraqiteshin vendet e lira të punës. Pas 5 muajsh, ku konkurset në administratë u mbyllën për shkak të vendimit të Kushtetues, që hodhi poshtë aktin normativ të qeverisë për statusin e nëpunësit civil, tashmë ato do të rinisin, por në bazë të ligjit të ri. Ky i fundit parashikon se konkurset do të zhvillohen në grup dhe në to marrin pjesë institucionet e administratës, të cilat bëjnë kërkesën për një numër të caktuar punonjësish sipas planifikimit të administratës. Pas konkurrimit shpallen fituesit dhe sipas rankimit të fituesve ata zgjedhin institucionin ku duan të punojnë. Kështu, nëse me ligjin e vjetër ishte drejtuesi i institucionit që përzgjidhte se cilin nga fituesit e konkurseve do të punësonte, tashmë me ligjin e ri është vetë personi që zgjedh institucionin ku do shkojë sipas rankimit të tij. Konkretisht me njoftimin e ri bëhet fjalë për 53 vende pune, ku do të kryhen fillimisht konkurset, për të cilat mund të garojnë jo vetëm punonjësit aktualë në drejtoritë përkatëse, por dhe ata që kanë arsimimin e kërkuar.Më të shumta janë vendet për inspektorë tek Drejtoritë e Tatimeve nëpër rrethe, 15 të tillë në  Sarandë, Elbasan, Berat, Shkodër, Korçë, Tiranë dhe Durrës. Ndërkohë një numër shumë i madh ministrish kërkon auditë të brendshëm e ndërsa Drejtoritë Rajonale të Mjedisit nëpër qytetet bregdetare kërkojnë të punësojnë 11 Specialist për lejet mjedisore. Po aq është dhe numri i specialtëve të financave që synohet të punësohen në drejtori dhe ministri të veçanta. Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat në punë dhe kualifikimet.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë. 60 pikë të tjera fitohen gjatë intervistës me gojë që duhet të zhvillojë. Ndërkaq, vendet e lira të punës të shpallura dje janë si më poshtë: inspektorë të Tatimeve, lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”; inspektorë të Tatimeve “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”; inspektorë të Tatimeve, lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike ose Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”; specialist i Auditimit të Brendshëm, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”; specialist i Auditimit të Brendshëm, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”; specialist “Gjeodezi/Topogjeodezi/Gjeomatike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”; specialist “Informatikë/Gjeo-Informatikë”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”; specialist “Shkenca ekonomike”, niveli minimal i diplomës “Master profesional” dhe specialist “Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

 

 

 

 

Share it :