Pas 10 ditësh hyn në fuqi skema e re / Si do të bëhet llogaritja e pensionit, kush përfiton rritje

pensioniste ne radhe

Nëse një person del në pension në 1 janar 2015, ka paguar kontributet për pagë minimale prej 22 mijë lekësh, ka 35 vite kontribute, atëherë pensioni do të jetë 6 650 lekë + 7 700 lekë

Formula e re për llogaritjen e pensionit, duke filluar nga 1 janari, do të jetë: P= PS + SH, ku: P është pensioni mujor, PS është pensioni social, i cili do të jetë 6 650 lekë, dhe SH është shtesa, prej 1% për çdo vit që janë paguar kontributet. Pra nëse një person del në pension në 1 janar 2015, ka paguar kontributet për pagë minimale prej 22 mijë lekë, ka 35 vite kontribute, atëherë pensioni do të jetë 6 650 lekë + 7 700 lekë (llogaritja për vitet e kontributeve), 14 350 lekë, pra 200 lekë më shumë së ç’përfiton nëse del në pension sot. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social”, – përcakton ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore. Gjithashtu çdo i moshuar nëse shtyn datën e pensionit, merr shtesë 0.5^ për çdo muaj. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, -përcaktohet në skemën e re të pensioneve.

 

Të vetëpunësuarit në bujqësi

Të vetëpunësuarve në bujqësi, që plotësojnë kushtet për pension, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund t’u njihen periudhat e së kaluarës, si periudha sigurimi kundrejt pagesës së kontributeve, sipas masës së kontributeve të përcaktuara për vitin kur kryhet pagesa, por jo për periudhat para datës 1.10.1993. Për personat, të cilëve e drejta për përfitim u lind në datën 1.1.2015 e në vijim dhe kanë periudha sigurimi në ish-kooperativat bujqësore, si dhe periudha të tjera në marrëdhënie pune me shtetin, apo periudha sigurimi pas vitit 1994, për llogaritjen e pensioneve të pleqërisë do të zbatohen skema e mësipërme. Kontributi i të vetëpunësuarve në bujqësi do të rritet gradualisht deri në barazimin me kontributet e personave të vetëpunësuar në aktivitete jobujqësore në vitin 2018. Rritja vjetore e masës së kontributit caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave

 

 

Ç’është pensioni social?

 

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura ose të ardhurat, që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

 

 

Beqaj: Kontrolli i popullsisë do të sjellë më pak kosto për pacientët

 

Kontrollet bazë që do të kryhen nga qendrat shëndetësore, për grupmoshën 40-65 vjeç, do të sjellin më pak kosto si për vetë pacientët të cilët do të njohin sëmundjet e tyre, por edhe për buxhetin e shtetit. Ministri Ilir Beqaj, para nisjes së depistimit të popullsisë, i është bashkuar fushatës ndërgjegjësuese mëngjesin e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shpërndarë mesazhin se të merresh me aktivitet sportive ndihmon në një organizëm më të shëndetshëm. “Prej disa javësh qytetarët shqiptarë po informohen se do filloj një program që në themel të tij ka kujdesin për shëndetin, kujdesjen për jetën tonë kur jemi të shëndetshëm. Dhe ky aktivitet që bëmë sot i bashkohet përhapjes së këtij mesazhi por dhe një veprim simbolik që është veprimi i aktivitetit sportiv sepse shëndeti duhet mbrojtur vetë me sa më shumë aktivitete sportive. Përfshin grupmoshën nga 40- 65 vjeç pasi është grupmoshë ku shfaqen sëmundje të ndryshme”, – tha Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë. Si do funksionojë programi i kontrollit tek kjo grupmoshë: Nëse jeni në moshën 40-65 vjeç, do të merrni njoftimin dhe disa udhëzime më postë ose telefon nga mjeku i familjes, lidhur me paraqitjen, për të kryer kontrollin një herë në vit, në një afat kohor të caktuar (2-3 ditë) brenda muajit të lindjes. Çdo individ, sado i shëndetshëm, në një etapë të caktuar të jetës së tij, është i rrezikuar nga sëmundjet si ato të zemrës dhe enëve të gjakut, goditjet ne tru, diabeti, sëmundjet e veshkave, disa forma të demencës, depresioni etj. Ky kontroll do të sjelle zbulimin në stadet e hershme të diagnozës, duke reduktuar në këtë mënyrë edhe pasojat.

Share it :