Partizani humb pas 9 ndeshjesh, Kukësi i afrohet kreut

teuta-partizaniNë Durrës të kuqtë kanë pësuar një disfatë nga skuadra e Tuetës që ka ardhur pas 9 javësh me rezultate pozitive

Kuksianët janë treguar të fortë dhe të me ide para Kastriotit duke marrë një triumf shumë të rëndësishhëm në luftën për titull

 

Dy ndeshje të rëndësishme të javës së 28-të të Supeligës shqiptare janë zhvilluar dje në Durrës dhe dhe në Kukës. Kanë qënë Teuta dhe Kukësi dy triumfueset e e përballjeve. Në Niko Dovana ekipi durrsak priste të kuqtë e Partizanit që duke marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt. Ndërsa më të thjeshtë e ka pasur Kukësi që është përballur me Kastriotin që duket i dalë nga lufta për të qëndruar në Superiore.

 

Teuta-Partizani

Është mbyllur me sukses dje ndeshja ndaj Partizanit për skuadrën e Tutës. Djemtë e detit kanë arritur të bëjnë çdo gjë mirë dhe kanë marrë një tre pikësh që  i çoi në vendin e katërt në kuotën e 42 pikëve. Ka qënë ekipi vendas ai që e ka kërkuar më me ngulm fitoren duke u treguar më të uritur para portës. Një lojë kjo që u ka shërbeyer pasi i kanë djegur dy herë të kuqtë, me anë të Bathës dhe Nikës që i japin skuadrës së tyre avantazhin ndërsa i fundit për durrsakët ka qënë Dosti. Ndërsa Partizani nuk e ka duruar dot presionin dhe është mbyllur thellë në prapavijë. Model loje ky që e ka penalizuar pasi nuk i ka dhënë shumë mundësi për të provuar para portës së Rizvanit. Në minutën e 53 ka qënë Memelli ai që ka shënuar një gol për skuadrën e tij por që nuk ka mjaftuar. Të kuqtë mund të ishin ndëshkuar sërish nga vendësit, sepse krijojnë hapësira në prapavijë, duke u dhënë mundësinë “djemve të detit” për ta ndëshkuar Hoxhën. Kështu ekipi Sampaio u detyrua ta shikonte veten në fund të 90 minutave në disavantazh pas paur forcëne  duhur për të reaguar.

 

Kukësi-Kastrioti

Një fitore tjetër për Kukësin e madh. Verilindorët treguan edhe njëher tjetër që gëzojnë një formë shumë të mirë dhe mund të jenë pretendentë për titull. Viktima e radhës ka qënë Kastritoti që ka pësuar disfatën e radhës duke i ulur edhe më shumë shanset vetës për të qëndruar në Superiore. Dyshja e sulmit Cikalleshi-Hysa kanë treguar edhe njëher që janë formë dhe kanë dënuar dy herë krutanët. Ndërsa për ekipin e Dedes ka qënë Da Silva ai që ka shënuar për të ngushtuar rezultatin por që nuk ka mjaftuar për të paracaktuar fatin e ndeshjes. Pas kësaj ndeshje Kukësi e sheh veten në kuotën e 49 pikëve 5 më pak se Skënderbeu. Ndërsa Kastrioti i bën shoqëri Lushnjes duke qëndruar në kuotën e 29 pikëve.

 

 

Klasifikimi

1              Skënderbeu Korçë          28           54

2              Kukësi                                   28           49

3              Partizani Tirana                 28           44

4              Teuta Durrës                      28           42

5              Laçi                                         28           41

6              Flamurtari Vlorë               28           38

7              Vllaznia Shkodër               28           38

8              Tirana                                    28           37

9              Besa Kavajë                        28           35

10           Kastrioti Krujë                   28           29

11           Lushnja                                                28           26

12           Bylis Ballsh                          28           24

 

 

Liverpuli fitore madhështore kundër Siti

Liverpuli i afrohet titullit kampion në Premier Ligë pas 24 vjetësh. “The Reds” kanë marrë një fitore të madhe në “Anfield Road” përballë Manchester City-t duke u shkëputur në krye të kalsifikimit me 77 pikë pas 34 javësh. Një gol i Sterling në minutën e 6, një i Skrtel në të 26 dhe një i Coutinhos në minutën e 78 kanë zbehur golat e Silva në të 57-tën dhe autogolin e Johnson në të 62-tën. Trajneri i “Sitizens” nuk u shfaq i kënaqur duke thënë se nuk doli i lumtur fare nga ndeshja pasi kishte kontestime për një penallti. “Është zhgënjyese, sepse humbëm një ndeshje që nuk merituam ta humbnim. Luajtëm shumë mirë, sidomos në gjysmën e dytë dhe në 15 minutat e fundit të pjesës së parë”. “Ishte po ashtu një penalti e qartë. Topi e preku në tërësi dorën e tij shumë qartë, por ne gabuam në golin e tretë dhe ata e fituan ndeshjen” u shpreh trajneri. Ndërsa tekniku i Redsave Roxhers u shreh se gjithçka shkoi shumë mirë dhe se ekipi tregoi se kishte nje dëshirë të madhe për të marrë triumfin.  “Mendoj se ishim mahnitës sot. Ata që shikonin kanë parë një skuadër me shpirt të madh, me shumë kualitet dhe ishte e jashtëzakonshme”. “Tregoi karakterin e këtij grupi. Ishin tri pikë shumë të vlefshme për ne”. “Për ne, tifozët, lojtarët, stafi, ishte një fitore e shkëlqyer” u shpreh tekniku pas ndeshjes. Pas kësaj fitoreje Liverpul shkëputet me +7 pikë nga City që ka një ndeshje më pak.   Liverpul e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Henderson në minutën e tretë shtesë.

 

 

Maskerano: Kampionati nuk varet më nga Barcelona

Havier Maskerano ka pranuar se Barcelona nuk e ka më fatin në duart e veta, sa i përket titullit të La Ligas. Blaugranët pësuan një humbje të papritur nga Granada dhe këtë javë do të mbeten katër pikë prapa Atletico Madridit në rast se kryeqytetasit e mposhtin Getafen. “Kampionati nuk është më në duart tona. Nuk besoj se ndikoi humbja në Ligën e Kampionëve”. “Krijuam shumë raste, por topi nuk donte të hyjë… Mendoj se krijuam shumë raste, por futbolli mund të jetë i këtillë”, ka theksuar argjentinasi. Barcelona të mërkurën do të luajë kundër Real Madridit në finale të Kupës së Mbretit, me shpresë që ta rrëmbejë një trofe këtë sezon. Asgjë nuk duket e e thjeshtë dhe një furtunë parashikohet të vijë pas kësaj forme të reguar nga katalanasit. Protesat e tifozët pas humbjes ishin serioze dhe duket se do të vëri drejtuesit të reflektojnë mbi gjendjen e ekipit. Reflektim që mund të sjellin ndryshime në përbërje ku i pari që mund të sakrifikohet është Tata Martino.

 

 Silva drejt largimit nga Psg

Mbrojtësi brazilian, Tiago Silva, është duke menduar që të largohet nga Parc de Princes. Sipas Mundo Deportivo, ai nuk ka raporte të mira me trajnerin Laurent Blank dhe është zhgënjyer shumë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Ndërkohë një numër i madh i klubeve evropiane janë vënë në alarm pas këtij njoftimi. Në të kaluarën 29-vjeçari ka qenë i lidhur me Barcelonën, mirëpo katalanasit nuk kanë të drejtë të transferojnë lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare. Raportohet se klubet angleze kanë filluar të shqyrtojnë mundësinë e ofertave për brazilianin.

 

 Atletiko Madrid vrapon drejt titullit

E çuditshme por Atletico Madridi nuk e ka në plan të lëshojë pe në krye të tabelës. “Los Rojiblancos” mposhtën Getafen në “Coliseum Alfonso Perez” me rezultat 2-0. Mysafirët nuk ishin edhe aq bindës në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë një gol. Një top të dërguar nga Huanfran e shfrytëzoi Diego Godin për të shënuar në minutën e 40-të. Në gjysmën e dytë, Lafita ndërhyri në mënyrë të gabuar në Diego Kostan në zonë duke shkaktuar penalti dhe duke u përjashtuar me karton të kuq. Megjithatë, braziliano-spanjolli nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi Kodina arriti që ta prsite. Në vazhdim të lojës, Diego Kosta e përmirësoi gabimin e tij duke arritur ta realizojë golin e dytë të për bardhekuqtë. Kështu pas kësaj fitoreje Atletiko ka tri pikë më shumë se Real Madrid dhe katër më shumë se Barcelona që pozicionohet në vend të tretë. Edhe pesë javë 15 pikë kanë mbetur deri në fund të Kampionatit spanjoll. Ekipi i Simeone do të duhet që të përballet me Elche, Valencia, Levante, Malaga dhe Barcelonën që është sfida e fundit.

 

 

Share it :