Partizani’, Gjokutaj: Rama firmosi për kompleksin, të shqyrtohen edhe deklaratat e tij në kongresin e PS

Partizani’, Gjokutaj: Rama firmosi për kompleksin, të shqyrtohen edhe deklaratat e tij në kongresin e PS

Avokatët e liderit të Opozitës pasi kanë kërkuar që të merret si dëshmitar Edi Rama, kanë kërkuar gjithashtu që të pyeten edhe disa persona të tjerë.

Ndërkohë që Avokati Gjokutaj kërkoj të pyeten ekspertët që kanë kryer ekspertime për këtë procedim penal. Ai gjithashtu ka kërkuar që deklaratat e Ramës në kongresin e PS të futet në shqyrtim gjatë procesit.

Genc Gjokutaj: Cila është gjeneza e këtij procesi, çfarë përmban ky proces. Hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor mjet Procedurial në një gjykim të pavarur do ishte në zbulimin e të vërtetës. Është kryer vepra penale dhe cila ka qenë pasoja. E nderuar gjykatë nuk e keni të lehtë detyrën. Nuk ka lidhje asnjë provë apo akt, me shkelje të kryera nga Berisha

Kërkojmë të thirren si dëshmitar shtetasit e kërkuar nga prokuroria.

Dëshmitarët që kërkohen të thirren:

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, atë kohë kryetar bashkie, kyç që SPAK se ka thirrur, që ka përpiluar bazën ligjore ta kthejë nga klub sportiv në shesh ndërtimi. Pa vendimin e tij ne s’do ishim sot këtu.

Besmir Karanxha, aktivist i PS në zgjedhje që paguhet për të hetuar kryetarin e opozitës. Një Oficer i Policisë Gjyqësore që është një aktivist politik.

Avokati Gjokutaj kërkoi të pyeten ekspertët që kanë kryer ekspertime për këtë procedim penal. Gjithashtu ai ka kërkuar që deklarata e Ramës në kongresin e PS të futet në shqyrtim gjatë procesit.

Share it :