Policia njoftoi se ka arrestuar Armand Tomçinin në qendër të Peshkopisë, duke parandaluar një vrasje.
20-vjeçari u përfshi në një konflikt me dy persona, babë e bir dhe nxorri armën t’i qëllonte.
Një patrullë policore që ishte afër vendngjarjes ka ndërhyrë menjëherë dhe ka neutralizuar agresorin.
Në polici janë shoqëruar edhe babë e bir, F.M. dhe X.M. për të sqaruar motivet e konfliktit që mund të kishte përfunduar me viktima.




