Pano Soko : Janë taksat ato që rëndojnë çmimin dhe jo tregu i karburanteve

Ekonomisti Pano Soko bëri një shpjegim të qartë se ku taksohen shqiptarët tek sektori i karburanteve.

Në panelin e të ftuarve në Open në Top Channel, Soko tha se si shoqëri e varfër duhet të kishim konsumin e lirë, por ndodh e kundërta.

“Ne mund t’i kuptojmë problematikat që mbart zinxhiri i prodhimit e deri te dalja në punë. Ne kemi një akcizë. Akciza është taksë ndëshkimore, mbi mallrat që krijojnë kosto me shpenzime për buxhetin e shtetit.

Te nafta, te duhani, alkooli. Pse nafta? Se nafta dëmton ndotje, e shëndetin e njeriut, kështu shteti paguan, se paguan për spitalet. Ne këtë e kemi më të lartën. Po pse kemi taksë qarkullimi? Ne paguajmë te kolaudimi,  pastaj paguajmë taksë regjistrimi.  Ja ku u ezauruam për asetin që kemi, dhe dëmin që shkakton.

Për të mbyllur gropat dhe evazionit fiskal që shkaktojnë, ua marrim konsumatorëve. Ne jemi shoqëri e varfër, duhet të kishim konsumin e lirë. Taksat rëndojnë çmimin dhe jo tregu i karburanteve,” tha Soko.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :