Edmond Panariti deputeti i LSI në fjalen e tij ne kuvend ka hedhur akuza te renda kunder qeverise, ku tha qe qellimi skandaloz i qeverise eshte grabitja e pronës publike, ndërsa mjeti teatri si vegël në funksion të qëllimit.
Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së, Edmond Panariti
Edmond Panariti: Kauza jonë, kauzë e drejtë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar
Të nderuar kolegë deputetë! Unë projektligjin e paraqitur e lexoj: Procedurë e veçantë për negocim dhe lidhje kontrate për ndërtim kullash, sepse ky është thelbi dhe qëllimi i Ligjit. Teatri është thjesht një instrument për arritjen e këtij qëllimi, se po të kishte qenë qëllim do të ishte rehabilituar dhe strukturuar prej kohësh ashtu siç u bë me ministrinë e Rendit përballë tij. Por u la të degradojë, që të vinin në veprim këtë turp dhe grabitje të hapur të pronës publike. Nuk mund të cënohet në asnjë rrethanë qendra historike e Tiranës. Mund t’ja kishit kursyer vetes dhe Parlamentit këtë turp, i cili është ndër të tjera i paligjshëm dhe antikushtetues. Ata që kanë projektuar këtë skandal, veprojnë sipas parimit diabolik makiavelist :”Qëllimi justifikon mjetin”, qëllimi është grabitja e pronës publike, ndërsa mjeti teatri si vegël në funksion të qëllimit. Nuk duhet të shkojmë larg nëe kohë, për të konstatuar se si kanë përfunduar dy veprime të ngjashme me atë që po përgatitet të ndodhë me Teatrin tonë Kombëtar. Por rasti i Teatrit Kombëtar është vërtet “sui generis” sepse ndryshe nga rastet e mëparëshme shembja, shkatërrimi, po kërkohet të realizohet me ligj, në shkelje flagrante të së drejtës dhe madje në mënyrë jo kushtetuese. Shqipëria po kërcënohet seriozisht me shuarjen e kujtesës së saj historike, nga rrafshimi i objekteve kulturore dhe artistike, pjesë të pandashme të identitetit dhe vlerave tona kombëtare. Mua më habit një diçka, sepse është se kryeministri ka jetuar në Paris. Dhe tashi mendoni ju qendrat historike të Parisit, që nuk janë vetëm një, por të them psh në Etual ku është Harku I Triumfit, ku është Saitn Elyse, mund të imagjinosh të shkatërrosh e të ndërtosh një ndërtesë absolutisht jo. Aty edhe ndërhyrjet rehabilituese bëhen shumë rrallë dhe vetëm kur gjykohet absolutisht e domosdoshme. Dhe vërtet është zhvilluar Parisi, ka Parisi kulla por janë qendrat urbane që janë zhvilluar më tej, por nuk bëhet fjalë për të prekur qendrat historike. Memorien historike. Dhe kjo diferencon republikat serioze nga republikat banane. Të cilët janë vetëm të etura ndaj nxitimit për fitim, për shkatërrim, për ndërtim, për shitje, për blerje etj. Ndaj edhe njëherë I apeloj ndërgjegjes suaj, pasi këtu ka dhe diçka morale në këtë mes, ka dhe ligjore kuptohet, sepse përmenda pak më parë ka dhe shkelje të rënda të ligjit, dhe ne ju drejtohemi ju, që jeni ligjvënës që normalisht keni mazhorancën, dhe nuk diskutohet, unë mendoj që ju tashmë e keni kalcifikuar pozicionin tuaj, pasi ju dëgjova pak më përpara, do më duket habi që ta ndryshoni këtë pozicion. Por edhe njëherë, ju bëj një apel të fundit për ta riparë, për tja kursyer Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë këtë dëm të pariparueshëm të shkatërrimit të një nga ikonave të kulturës të historisë së saj. DHe sigurisht që na dëgjojnë dhe artistët, të cilët unë dëshiroj ti falenderoj për arsye sepse kanë qenë ata që me zërin e tyre na kanë inkurajuar dhe ne, na kanë përforcuar bindjen që ne mbrojmë një kauzë të drejtë, mbrojmë trashëgiminë kulturore, mbrojmë identitetin kombëtar. Prandaj edhe njëherë do të dëshiroja që të reflektonit, të tërhiqeni nga kjo gjëmë, epse kjo është një gjëmë. Ndërtojeni një teatër të ri. Ka hapësira sa të duash Tirana dhe ruani si sytë e ballit atë trashëgimi historike, që sigurisht e kemi për detyrë jo vetëm ta mbrojmë, por tia kalojmë dhe brezave.




