Ozil: Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën në “Bernabeu”

Jurges Veizaj

ozilFantazisti turk me pasaportë gjermane deklaroi se në mendjen e tij është vetëm një ekip. Reali qëndron në plan të parë për të dhe nuk ka ndonjë mundësi që beniamini i Murinjos të jetë larg dyerve të Madridit.

Ozil jep një intervistë pikante në të cilën zbulon shumë për të përditshmen “Bild”. Kryefjala e kësaj interviste ishte Reali i Madridit. Ozil mbi të tjera u shpreh: “Madridi është një qytet i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur këtu. Kam një besim shumë të madh nga ana e klubit dhe gjithashtu kam krijuar shumë miq këtu si Serxho Ramos apo dhe Benzema. Do të doja të luaja më shumë vite këtu. Madje, do të doja që ta mbaroja karrierën time këtu”, – deklaroi mesfushori fantazist. Turku me pasaportë gjermane gjithashtu tha që nuk ka aq shumë probleme në klub nga sa mund të duket. ”Trajneri më i mirë në botë është Hoze Murinjo. Media asnjëherë nuk e di aspak se çfarë ka midis nesh. Shumë shpesh duhet thënë që gjërat ekzagjerohen. Ne qeshim në dhomat e ndenjes. Gjëja e vetme që më intereson është respekti midis nesh”, – tha mesfushori. “Tani kam 3 vjet që jetoj në Madrid dhe e shikoj që edhe jam pjekur edhe më shumë. Kam arritur të jem më konstant në punën time dhe kam arritur që të jem më i përgatitur në rolin tim. Por Murinjo e di çfarë unë mund të jap, pasi ne flasim shumë me njëri-tjetrin. Ai është i drejtë dhe i ndershëm me mua. Zakonisht Mou m’i jep instruksionet në spanjisht. Dhe nëse unë nuk e kuptoj drejt, ai m’i jep instruksionet në anglisht. Dhe nëse unë nuk e kuptoj prapë, atëherë unë flas me ndihmësin e tij, i cili di gjermanisht. Duhet të them që Hoze më jep besim dhe unë dua që të rikthehem dhe të kryej performaca sa më të mira për ta ndihmuar ekipin dhe teknikun tim. Pastaj vetë Mou ka thënë që unë jam lojtari i cili ka dashur të stërvisë”. Gjithashtu Mesut bëri edhe autokritikë. “Duhet të jem më i rrezikshëm para portës. Duhet të them që kam humbur më shumë se 10 gola të sigurt. Janë gola të cilat unë mund t’i realizoj”. Por në intervistën e tij ai nuk la mbrapa as për lojtarin më të mirë të skuadrës madrilene, Kristiano Ronaldo. ”Unë dhe ai mbajmë radhën në faulle kushdo që ndihet më mirë në ato moment. Unë marr kryesisht gjuajtjet që bëhen nga e majta, ndërsa ai pëlqen ato që vijnë nga e djathta. Kur kemi mosmarrëveshje se kush duhet ta gjuajë, bëjmë gjithmonë lojën guri, letra dhe gërshëra”. Por lojtari nuk vuri në dyshim as potencialin e tij. “Është e vërtetë që Mesi është i pakrahasueshëm, por edhe unë kam treguar në ndeshje të mëdha ndaj Barcelonës dhe kam treguar që mund të bëj gjëra të mëdha. Ne nuk i frikësohemi asnjë klubi, ne jemi Real Madrid. Nuk kemi kurrë ndrojtje ndaj ndonjë kundërshtari. Ne mund të fitojmë ndaj çdokujt”, – u shpreh shtatshkurtri. Në fund ai la edhe një koment për Guardiolën që firmosi për bavarezët. “Unë e njoh atë vetëm nga përballjet që kemi bërë ndaj Barçës, nuk është se kemi folur apo kemi pasur kontakt. Por di të them që gjithë ato trofe të fituara flasin vetë për punën që ai ka bërë për katalanasit”. Kështu e ka mbyllur intervistën për “Bild” lojtari i cili me sa duket, është i qetë pranë Realit. Shpesh është folur këtë sezon që marrëdhëniet midis tij dhe portugezit nuk kanë qenë të mira. Shkak për këtë janë bërë edhe ndeshjet në të cilat ai ka qenë në stol. Këtu duhet të kujtojmë bluzën e veshur të Serxho Ramos, i cili thuhej që në formë proteste ndaj vendimit të trajnerit, kishte veshur poshtë bluzës së tij bluzën e Mesutit dhe do ta hiqte vetëm nëse do të shënonte gol. Por kjo deklaratë duket se i ka qetësuar gjakrat duke u dhënë besimin tifozëve madrilenë që ai do të jetë në skuadër edhe për sezonin tjetër. Shpresa e vetme e tij pas ikjes së kampionatit është Liga e Kampioneve, por duhet të përballet me gjigantët e Mançester Junajtidit, që nuk do të lëshojë pe, pas shumë viteve pa trofeun e vjetër të Evropës.

Reali nuk do të lëshojë pikë

Hoze Murinjo akoma beson si shumica e madrilenëve që akoma Liga është e mundur. Humbja që katalanasit pësuan ndaj Malagës, e la Realin 15 pikë mbrapa Barçës, duke rikuperuar dy pikë dhe duke treguar që Liga akoma është e mundur. Kjo ka bërë që strategu Mou të lërë në stol për gjysmëfinalen e kupës Kasijas, Ksavi Alonso, Di Maria, Benzema dhe Kristiano Ronaldo, të cilët mund ta nisin nga stoli ndeshjen. Për herë të parë në këtë sezon duket se galaktikët po rikuperojnë pikë ndaj katalansve edhe pse duket se ata janë kujtuar shumë vonë.

 

 

Shnajder dhe Gallatasarai, holandezi më afër marrëveshjes

Shnajder dhe Gallatasarai duket se kanë arritur marrëveshjen. Fillimisht një drekë me Masimo Moratin pak orë më parë. Më pas ishte takimi i agjentit të lojtarit Lerbi me drejtuesit e Interit dhe dje në orët e vona të darkës me drejtuesit e klubit turk. Por të gjitha gjërave duket se do t’u jepet zgjidhje nesër, kur edhe fantasizti holandez mund të firmosë. Ndoshta sipas lajmeve, holandezi mund të bjerë dakord për 3 vite e gjysmë kontratë dhe te Interi do të shkojnë 10 milionë euro bonus.

Shifrat

Interi duhet të bjerë dakord për shifrën e 10 milionë eurove, ndërsa Uesli përveç bonuseve të marra, do të duhet që të kënaqet me një shifër pak më të ulët nga ajo çka merrte të zikaltrit. Ndërmjet holandezit dhe Gallatës mungojnë vetëm detajet. Ozkan Gokan ka thënë që vetë lojtari ka firmosur me skuadrën legjendare turke një kontrate prej afro 3 vjetësh agjenti i cili po merret me kalimin. Lojtari dhe familja e tij po shpresonin për t’u transferuar në Angli. Por insistimi i turqve ka qenë shumë i madh dhe më në fund kanë arritur që të gjejnë rrugën e duhur për transferimin.

Dreka midis Moratit dhe Shnajderit

Pas drekës drejtori i Interit dukej i lumtur dhe i çliruar. Ndërsa Shnajderi i cili pagoi dhe faturën, ka përsëritur që ai e do këtë klub dhe që do të jetë gjithmonë pjesë e tij edhe pse jo fizikisht. “Tifozët janë shumë të rëndësishëm dhe me shumë vlerë. Por nuk munda që të refuzoja ofertën e Gallatasarait. Shpresoj të shihemi”, – është shprehur në fund të drekës lojtari më i ri Gallatasarait.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…