Artan Hoxha ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që pritet të firmoset nga Edi Rama së shpejti. Emri i propozuar është Ilir Proda. ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se drejtorin e ka zgjedhur ekskluzivisht Edi Rama dhe jo grupet kriminale, pasi sipas tij, nuk ka “asnjë bandë kriminale më të fuqishme se Rama”. Hoxha shpjegoi edhe karrierën e 43 vjeçarit Proda.
Mendoj se në një vend si Shqipëria kryeministri ka marrë votën dhe merr përsipër edhe riskun. Si trajneri i kombëtares, Duka e zgjedh atë. Edhe drejtorin e përgjithshëm e zgjedh Rama, nuk mund të zgjedhë Lamallari.
Për mua, Edi Rama mund ta zgjidhte direkt, ai i thërret kandidatët. Gjëja tjetër, patjetër organizatat kriminale kanë patur interest të dinë se kush do të zgjidhet. Por sot, nuk ka asnjë organizatë më të fuqishme se Edi Rama. Sot nuk ka asnjë organizatë kriminale më të fuqishme se kryeministri. Kështuqë e vendos ai. E ka vendosur Edi Rama.




