Nuk jemi vend i korruptuar, por kemi qeveri të korruptuar zonja Kos!!!

Nuk jemi vend i korruptuar, por kemi qeveri të korruptuar zonja Kos!!!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të Komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila foli për procesin e integrimit.

Kos u shpreh se: “Një tjetër çështje me antikorrupsionin që është tipike për të gjitha vendet kandidate, është se mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë ke një problem tjetër.”

Në një postim në facebook, Këlliçi thekson se problemi nuk qëndron te qytetarët, por te qeverisja, duke vënë në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

Këlliçi shkruan se një deklaratë e tillë rrezikon të interpretohet si një përgjithësim i padrejtë për shoqërinë shqiptare, duke e zhvendosur përgjegjësinë nga institucionet te qytetarët.

Postimi i Këlliçit

Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar sot se ne si vend, si shoqëri kemi probleme me korrupsionin, duke përforcuar pikërisht tezën e Edi Ramës që kërkon të na e imponojë si normë abuzimin me fondet publike dhe vjedhjen.

Një qëndrim i tillë nuk mbahet më as nga panelistët e qeverisë, as madje nga Elisa Spiropali!

Ftesa që na bën komisionerja e BE është që ta pranojmë hajdutërinë e Edi Ramës, si zakon shqiptar! Ne jemi mësuar të shohim diplomatë të joshur, të blerë nga Edi Rama që të ofrojnë mbështetje për të. Por nuk kishte arritur askush më parë deri në këto nivele sa zyrtarja e lartë Kos, që të akuzojë një shoqëri, një popull, për aferat tronditëse financiare të një kryeministri e bashkëpunëtorëve të tij.

Shqipëria ka probleme me korrupsionin sepse ka Kryeministrin më të korruptuar në Europë.

Shqipëria ka probleme me korrupsionin sepse Edi Rama mbron me votë në parlament hajdutërinë.

Shqipëria ka probleme me korrupsionin sepse Kryeministri ndan tenderat sipas interesave të tij.

Shqipëria ka probleme me korrupsionin sepse Kryeministri i korruptuar gjen avokatë në Bruksel siç është zonja Kos.

Me qëndrimin e mbajtur sot, Komisionerja e BE nuk ka ndihmuar aspak shoqërinë, qytetarët dhe nuk ka ndihmuar Shqipërinë.

Ajo thjesht i ka dhënë një dorë Edi Ramës.

Kjo është ajo që ka më pak nevojë vendi ynë.

Shoqëria këtu, qytetarët, kanë reaguar dhe kanë treguar se nuk pajtohen me korrupsionin, kanë treguar se duan integritet në qeverisje.

Eshtë pikërisht kjo vlerë që duhet stimluar, që duhet inkurajuar.

Për fat të keq, zonja Kos sot bëri të kundërtën. Stimuloi, inkurajoi dhe nxiti të korruptuarin, Edi Rama.

Turp dhe skandal i paprecedentë!

Share it :