Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Noka është shprehu se pas protestës së zhvilluar me 20 shkurt mesazhi i qartë që dhën njerëzit ishte se nuk pranojnë më kryeministër ‘McGonigalin shqiptar’.
Bashkimi i PD, krijimi i opozitës së bashkuar dhe protesta e 20 shkurt si kulmimi i zhvillimeve brenda PD dhe opozitës ishte kryefjala dhe treguan që vendi tani ka hyrë në një etapë të re politike.
Ai lumë njerëzish që vërshoi në Tiranë tregon që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh. Ai uragan njerëzish u dha një mesazh Partisë Demokratike, dhe kryesia jonë sot vendosi ta lexoi mirë dhe qartë atë mesazh të opozitarëve që morën pjesë por edhe të paangazhuarve, të socialistëve që janë shkelur me këmbë nga sekti i rilindjes.
Ne do të zbresim në bazë të takojmë të gjithë qytetarët, pensionistët, fermerët, arsimtarët mjekët, të papunët rininë dhe do të jemi në kontakt me ta në çdo moment që të arrijmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje me një qeveri teknike.
Pas datë 20 shkurt shqiptarët nuk pranojnë më një kryeministër si McGonigali, dhe ai duhet të largohet nga karrigia e pushtetit. Duhet një qeveri e cila të mos ketë lidhje me krimin por me qytetarët dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme që ika munguar prej kohësh vendit.
Pika e tretë e rendit të ditës e mbledhje së kryesisë ishte hapja e garës për 20 degë në të cilët kanë dhënë dorëheqje kryetarët të cilët garuan në zgjedhjet lokale.



