Noka nga Berati: Veliaj po përpiqet t’i shpëtojë gjykimit qytetar, shkoi në spital nën efektin e kokáinës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka teksa foli nga Berati, u ndal tek dosja ‘Xibraka’ dhe deklarata e fundit e Veliajt lidhur me arrestimet e zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.

Noka tha se impenjimi kryesor i Ramës dhe bandës së tij është vjedhja.

Demokrati shtoi se qeveria Rama kanabizoi çdo tokë, premtoi shëndetësi falas për të pasuruar Ilir Beqajn, përdori si pretekst inceneratorët për të vjedhur 340 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Noka theksoi se Shqipëria sot është në ditë të zezë për faj të Ramës.

“Nuk është rastësi sot që Berati pas Gjirokastrës është qarku i dytë me lindshmërinë më të ulët në të gjithë Shqipërinë. Kjo pra është dhurata e Edi Ramës për Beratin dhe beratasit.

Edi Rama dhe banda e tij ka vetëm një impenjim: të vjedhë dhe vetëm të vjedhë.

Cila ishte oferta e parë që Rilindja dhe Edi Rama i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve? Ishte kanabizimi i çdo pëllëmbe tokë. Kultura e vetme bujqësore në Shqipëri ishte kanabisi. U shuajtën kulturat tjera.

Dhe pastaj fabrika e Xibrakës. Xibraka dhe kanabizimi ishin fillimi i instalimit të një narkoshteti në zemër të Europës. Ato 300 mijë vende pune që premtoi Edi Rama, a mos vallë ishin te fabrika e Xibrakës se nuk i kemi parë?

Oferta tjetër ishte shëndetësia falas. Nga kjo shëndetësi falas u bënë miliarderët e parë Edi Rama dhe Ilir Beqaj.

Ja pra edhe një ofertë tjetër e Edi Ramës. E mbani mend kur thoshte male me plehra, do e pastrojmë Shqipërinë. Dhe pastrimit iu dha një rrugë dhe rruga e artë ishin inceneratorët. E shiti, e propagandoi, bëri gjithçka që inceneratorët t’i paraqiste si një nga mrekullitë për shqiptarët.

Por çfarë ndodhi? Inceneratorët ishin një pretekst që të vidheshin 340 milionë euro taksat tuaja.

Po të hyjmë dhe të numërojmë nuk na mjaftojnë net dhe ditë të tëra pasi gjëmat dhe bëmat e tyre nuk kanë të sosur.

Dhe sot Shqipëria është në këtë ditë të zezë sepse ka një përgjegjës dhe ky është Edi Rama. Sigurisht që tashmë edhe një tjetër është duke nxjerrë krye, është Erion Veliaj, ky hajdut që përpiqet të imitojë Edi Ramën, por që ka mbetur vegël e tij.

Edhe Erion Veliaj po përpiqet t’i shpëtojë gjykimit qytetar. Mënyrën se si e zhyti Bashkinë e Tiranës në krim dhe korrupsion.

Por çështja që shtrohet sot është a mund të pranojmë modele të tilla ne?

Tani i kanë hyrë ethet edhe Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Se e dinë që nuk do shpëtojnë.

Në rast se pretendojnë se drejtësia e re do u japë një dorë, drejtësia e popullit që do vijë me votë, do u japë dërrmën përfundimtare.

Unë do u them se atë ditë që shkoi në spital për t’u operuar, në ethe ishte stafi mjekësor. Ishin në ethe se Veliaj ishte nën efektin e fortë të kokainës dhe nuk kishte mundësi që t’i bënte efekt narkoza. Janë detyruar që t’i fusin dozën e elefantit që të mund t’i bënin ndërhyrjen Erion Veliajt”, deklaroi Noka.

Share it :