Nis superiorja, ja risitë e këtij sezoni

superligaSezoni i ri i Superligës pritet të jetë edhe më spektakolar pasi skuadrat janë më të forta dhe pritet më shumë luftë

 Superliga nis këtë fundjavë për të qënë edhe më magjike dhe për të dhuruar më shumë spektakël. Futbolli shqiptar duket sikur po rilind dhe kjo falë ekipeve që tashmë janë edhe me komptetive. Skuadra më të forta me disa emra të mirë dhe gjithçka është gati për të ndezur prozhektorët. Një model i ri me 10 skuadra dhe 4 faza do të jetë edhe më emocionues dhe do të përcjellë më shumë luftë sportive midis skuadrave. Një forulë e cila ka bërë që ekipet këtë vit të bëjnë një merkato serioze dhe me emra cilësorë. Merkatoja e verës por edhe faza përgatitore u kanë dhënë mundësinë protagonistëve të garës të bëjnë ndërhyrjet e nevojshme për të krijuar një grup sa më kompetitiv për të pretenduar trofetë madhorë. Skënderbeu dhe Kukësi, me autoritetin e kampionit dhe nënkampionit të vendit ruajnë reputacionin e favoritëve kryesore për trofe, por nuk mbetet pas Flamurtari, që pavarësisht largimit të Hair Zeqirit, e ka përforcuar grupim me elementë të tjerë cilësorë. Mbretëresha e merkatos së verës është pa dyshim Tirana, që ka bërë pjesë të organikës së saj emra të tillë të rëndësishëm si Bulku, Bakaj dhe Curri. Megjithatë vetëm fusha e blertë do të tregojë nëse bardheblutë do të jenë pretendentët kryesore për titull. Partizani pa shumë bujë, e ka bazuar merkaton te elementët e perspektivës, që kanë dhënë prova si në futbollin shqiptar ashtu edhe në atë kosovar e maqedonas, ndërsa Laci me eksperiencën që ka fituar në superiore, vështirë të jetë poshtë 5-shes më  të mirë. Teuta pa shumë bujë synon të ketë rolin e saj në këtë kampionat, ndërsa Vllaznia e ndërtuar në emergjencë, mbetet një enigmë për t’u zbuluar. Elbasani dhe Apolonia, të skuadrat e sapongjitura në superiore, në letër mbeten ekipet që kanë pretendimet më modeste në kampionat. Mirëpo këtyre dy ekipeve u mbetet që të tregojnë se nuk janë në këtë sfidë vetëm për një sezon. Si verdheblutë ashtu edhe fierkaët nuk janë në një nivel me kryesuesit por mund të arrijnë që të bëjnë suprizën duke dubluar në mesin e tabelës dhe kjo mund të shtojë edhe më shumë shanset e tyre për të ardhmen.

 

Ndeshjet e fundjavës

Elbasani                vs            Skënderbeu       17:00

Vllaznia                 vs            Kukësi                   17:00

Laçi                         vs            Partizani               17:00

Tirana                    vs            Apolonia              17:00

Flamurtari           vs            Teuta                    20:00

 

Share it :