Protesta para bashkisë së Tiranës sot e organizuar nga Aleanca për Teatrin dhe opozita ka nisur me tymuese dhe molotov.
Teksa të pranishmit kanë nisur fjalimet, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe molotov drejt hyrjes së bashkisë.Para tyre si çdo herë është vendosur një kordon policie se bashku me një gardh metalik për të penguar protestuesit që të futen në bashki.



