Nga protesta/ SPAK-u po hesht për aferat, protestuesit “arrestojnë” Erion Veliajn

Qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës ku po kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.

Në mungesë të reagimit nga SPAK për vjedhjet e miliona eurove që kryhen çdo ditë nga bashkia e Tiranës, sot protestuesit kanë veshur një dordolec si Erion Veliaj të cilin e kanë prangosur pas skandaleve të shumta korruptive.

Pavarësisht aferës së inceneratorit të Tiranës dhe mega skandalit “5D” këto nuk kanë mjaftuar që Prokuroria e Posaçme të marrë si të pandehur kryebashkiakun socialist Erion Veliajn.

Protestuesit dordolecit i kanë vënë prangat dhe e kanë hedhur në një kosh plehrash.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :