Nga ‘METE’ u bë ‘Meta’/ Avokati i Metës zbulon skandalin: Si u ndryshua qëllimisht dëshmia e Josef Hejsek
Mbrojtja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur fakte të reja në lidhje me çështjen e shumëdebatuar CEZ-DIA, duke pretenduar se Prokuroria po anashkalon prova thelbësore që dëshmojnë pafajësinë e tij.
Avokati Kujtim Cakrani, në një dalje publike, ka zbardhur pjesë nga dëshmia e një prej përfaqësuesve kryesorë të kompanisë çeke CEZ, e cila hedh poshtë të gjithë konstruktin e akuzës.
Në qendër të argumentit të mbrojtjes qëndron dëshmia e dhënë në vitin 2011 nga shtetasi çek, Jozef Hejsek, një prej drejtuesve të CEZ në Shqipëri.
Sipas avokatit Cakrani, Hejsek ka deklaruar para prokurorit të çështjes se përzgjedhja e kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve ka qenë një proces tërësisht transparent.
Ai ka shpjeguar se vendimi nuk ishte i menjëhershëm, por erdhi pas shqyrtimit të disa propozimeve të ndryshme që kishin mbërritur deri në selinë qendrore të CEZ në Pragë.
Më tej, në dëshminë e tij, përfaqësuesi i CEZ ka theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e bordit, ku pjesëmarrës ishte edhe shteti shqiptar. Kjo, sipas mbrojtjes, tregon se pala shqiptare, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë së asaj kohe, ka qenë në dijeni të plotë të procedurave.
“Përzgjedhja e DIA ka qenë gjithmonë transparente”, citohet të ketë thënë Hejsek, një deklaratë që, sipas avokatit Cakrani, është anashkaluar qëllimisht nga organi i akuzës.
Avokati ka akuzuar prokurorët për keqinterpretim të fakteve. Ai vuri në dukje se në transkriptimin e dëshmisë përmendet termi “Mete”, (Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjitikës të asaj kohe ka qenë në dijeni të procedurave) të cilin prokuroria e ka lidhur direkt me Ilir Metën, duke e paraqitur si personin që ka lidhur kontratën.
Mbrojtja argumenton se ky është një interpretim i gabuar dhe keqdashës, pasi dëshmia i referohet ministrisë përkatëse dhe jo individit.
Sipas avokatit, provat tregojnë se kontrata ishte një marrëveshje mes dy subjekteve private, CEZ dhe DIA, dhe vendimi u mor nga bordi drejtues i kompanisë çeke pas një procesi transparent përzgjedhjeje.
Deklarata e avokatit:
“Në daljen e kaluar, ne folëm për dëshminë e zotit Dritan Prifti, për veprimet e zotit Dritan Prifti si ministër i ekonomisë së kohës dhe dijeninë, firmosjen dhe angazhimin e tij që të lidhej kontrata ndërmjet ÇEZ-it dhe DIA-s dhe sot po vazhdoj me publikimin e fakteve të reja.
Në çështjen ÇEZ-DIA janë përfshirë, pra, në hetimin e maturuar, janë përfshirë edhe, janë pyetur në cilësinë e personave që ka dijeni në procesin ndaj Kastriot Ismailajt, janë pyetur edhe Jozef Hejsek dhe Peshkash, të cilët janë dy përfaqësuesit kryesorë të ÇEZ-it në Shqipëri.
Ne, dëshmia e tyre është shumë, shumë e rëndësishme, dëshmi të cilën organi i akuzës nuk e ka pasqyruar në asnjë rresht të akuzës së tyre, të kërkesës për gjykim, por besojmë që edhe në kërkesën, edhe gjatë çështjes së themel, nuk do t’i pasqyrojë sepse ato tregojnë realitetin, pasqyrojnë të vërtetën, si është lidhur kontrata e ÇEZ-it me DIA-n dhe kush kanë qenë arsyet, kush kanë qenë bashkëpunëtorët dhe kështu me radhë.
Nisur nga kjo, ne kemi nxjerrë nga nga dosja, dëshminë e shtetasit Jozef Hejsek, e vënë kjo në vitin 2011, në datën 20 dhjetor, përpara prokurorit të çështjes, Ndini Tavani, prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Pasi ai është pyetur, është njohur me anë të përkthyesit dhe janë bërë, i janë vendosur në dispozicion të drejtat e tij që gëzonin procedurale që ka një një person, një dëshmitar, ai është pyetur për siç është lidhur kontrata ndërmjet ÇEZ-DIA dhe kush janë personat të cilët kanë qenë aktivë dhe kanë pasur interesin për ta lidhur këtë kontratë.
Në një pyetje, në pyetjen që ka bërë prokurori thuhet, ë, jeni, ju flisni për një kontratë për identifikimin e debitorëve të, pra, të ÇEZ-it në Shqipëri.
Përgjigja është, bazuar në këtë kontratë, ne vendosëm që kjo kompani të vazhdojë duke u bazuar në propozimet e tyre për mbledhjen e borxheve. Kjo ishte gjithmonë nën mbikëqyrjen e bordit mbikëqyrës, ku pjesëmarrësi ishte shteti shqiptar, ishte gjithmonë i pranishëm.
Kështu që përzgjedhja e DIA ka qenë gjithmonë transparente. Përzgjedhja e DIA-s, pra përzgjedhja që kanë bërë ÇEZ-i me DIA-n ka qenë gjithmonë transparente, thotë Jozef Hejsek. Me të gjithë të dhënat e njohura për Ministrinë e Ekonomisë, Transportit dhe Energjetikës së kohës dhe është cituar këtu Mete.
Po këtu ka një problem, sepse duke qenë se Prokuroria e shkallës së parë, pra prokurori që e ka pyetur zotin Hejsek, nuk e ka cituar Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës e kështu me radhë, po e ka cituar shkurt Mete.
Dhe prokurorët, sa nga padijenia, sa nga keqdashësia ose nga diabolizmi që ata që kanë, e kanë cilësuar që kontrata është lidhur nga Mete, pra nga Meta. Pra, kanë cituar sikur kontratën e ka lidhur vetë zoti Meta, që kjo tashmë nuk është, nuk është e vërtetë.
Në 21 shkurt 2011, bordi miratoi vendimin e bordit drejtuesve për në, për ngarkim të DIA-s mbi mbledhjen e borxheve. Pyetje, a e kujtoni cili ka qenë personi konkret që ka bërë propozimin për këtë shoqëri? Pra, kush ka qenë personi konkret që ka bërë propozimin për të lidhur kontratën ÇEZ-i me DIA-n? Dhe përgjigja e zotit Hejsek ka qenë, nuk më kujtohet personi konkret dhe disa propozime kanë shkuar, kanë shkuar edhe në Pragë.
Pra, nuk ka qenë vetëm një propozim, por kanë qenë disa propozime dhe që kanë shkuar në Pragë me qëllim që ÇEZ-i të përzgjidhte ndërmjet këtyre propozimeve dhe pra, ka qenë shumë transparente përzgjedhja dhe e DIA-s, në këtë kontratë.